• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi, pa avokat publik!
gjykimiDragash - Ka kohë që Komunës së Dragashit i mungon avokati publik, qysh se Bejan Haxhihasan ka kaluar në një post tjetër. Avokati i mëparshëm publik, Haxhihasan, e liroi këtë post, për tu emëruar në krye të një drejtorie komunale, por që ky vend ende nuk është plotësuar me një person tjeter. Për pasojë, kanë filluar të grumbullohen lëndët, të cilat kanë të bëjnë me konteste të ndryshme, sidomos ato rreth pronësisë së Komunës, të cilat nuk ka kush t’i përfaqësojë para organeve të drejtësisë. Hilmi Dauti, zyrtar ligjor i Komunës, thotë se ky post duhet të plotësohet sa më parë, ngase mungesa e avokatit publik e bën të pumundur përfaqësimin e Komunës në organet e drejtësisë. “Aktualisht është grumbulluar një sasi e konsiderueshme e lëndëve, të cilat kërkojnë zgjidhje. E tëra ajo që është në kompetencat e mia, si zyrtar ligjor, është kryer me kohë”, ka pohuar Dauti.
Ndërkaq, zyrtarët e Komunës pohojnë se mungesa e avokatit publik, vërtetë po u shkakton telashe, por që, hëpërhë, nuk e kanë plotësuar këtë vend pune. Si shkak kryesor, drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, përmend kërkesën që u ka ardhur nga instancat qendrore, për reduktimin e stafit civil. “Këtë problem e kemi shqyrtuar në ekzekutivin e Komunës, me ç’rast është vlerësuar se, patjetër duhet të gjendet një zgjidhje për plotësimin e këtij vendi të punës, por që kjo ende nuk mund të bëhet, për shkak të pamundësisë së rritjes së numrit të punëtorëve. Po qe se nuk do të kemi mundësi që ta bëjmë këtë, atëherë do të shikohen mundësitë për autorizimin e ndonjë personi përkatës për kryerjen e punëve, të cilat dalin nga fushëveprimi i avokatit publik”, thotë Nebiu.
Share