• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mujota kërkon kyçjen e goranëve në FSK
mujotaDragash – Ministri në largim i FSK-së, Fehmi Mujota, të mërkurën kërkoi që edhe goranët të inkuadrohen në radhët e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Për t’i inkurajuar ata, Mujota vizitoi Komunën e Dragashit, nga edhe u bëri ftesë të rinjve të komunitetit pakicë nga Gora, që të bëhen pjesëtarë të FSK-s. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, Mujota bisedoi edhe me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, si dhe me zyrtarë të kësaj komune nga radhët e komunitetit pakicë. Në takim u tha se gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillohet një fushatë e mirëfilltë, për t’i joshur të rinjtë e kësaj Komune, e në veçanti ata të komunitetit gorano-boshnjakë, që të bëhen pjesë përbërëse e FSK-së.
Vizita e ministrit të FSK-së, pasoi apelin e fundit që iu bë këtij minoriteti, pasi në konkursin e fundit, nuk u paraqit asnjë i ri nga ky komunitet. Në këtë takim është vendosur që disa ekipe të angazhohen në disa lokalitete më të mëdha të trevës së Gorës, për të kontaktuar me të rinjtë e këtij komuniteti. Siç merret vesh, barra më e madhe do t’i mbetet Zyrës komunale të Komuniteteve, si dhe personaliteteve më të rëndësishme të kësaj ane, në mënyrë që gjërat të ndryshojnë në të mirë.
Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, duke shprehur pakënaqësinë e tij, për mosinteresimin e të rinjve goranë, për t’u bërë pjesë e FSK-së, tha se një fushat e mirëfilltë do ta shtonte interesimin e tyre, që inkuadrimi në FSK të arrij nivelin e dëshiruar. “Në ditët në vazhdim do të bëjmë angazhime të shtuara, bashkë me zyrtarët lokalë të këtij komuniteti, që të joshën edhe të rinjtë e trevës së Gorës për t’u bërë pjesë e FSK-së, me qëllim që FSK-ja të këtë karakter multietnik”, është shprehur kryetari Jenuzi. Në konkursin e vitit 2009, për inkuadrim në FSK konkurruan vetëm 8 të rinj shqiptarë nga kjo komunë, por asnjë i ri nga komuniteti pakicë. Kjo edhe u bë shkak që interesimi i Ministrisë së FSK-së dhe KFOR-it, sivjet të jetë më i madh.
Share