• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Opojanët dhe goranët, kremtuan bashkë!
e Premte, 18 Shkurt 2011 10:42

dragash_pavaresiaDragash, 18 shkurt 2011 - Shumë qytetarë shqiptarë, si dhe ata minoritarë nga treva e Gorës, janë tubuar të enjten në qendër të Dragashit, ku me këngë e valle e kanë kremtuar bashkë trevjetorin e pavarësisë së Kosovës. Fillimisht u mbajt një akademi në sallën e Kuvendit komunal, ku të pranishmëve iu drejtuan figura të ndryshme nga kjo komunë. I pari që uroi trevjetorin e pavarësisë së vendit tonë, ishte kreu i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili tha se pavarësisht ca pengesave, Kosova megjithatë po ec përpara “Ky akt madhështor në historinë tonë kombëtare, është arritur falë sakrificave të mëdha shekullore të popullit tonë, luftës së shenjtë  të UÇK-së, si dhe prijësve të demokracisë botërore, siç janë SHBA-të dhe BE-ja”, ka thënë Jenuzi në akademinë solemne, duke përmendur më pas disa nga të arriturat e qeverisë lokale, njëherësh duke premtuar investime edhe më të mëdha rreth infrastrukturës së përgjithshme në të dy trevat e kësaj komune. Në vazhdim, Çasip Kushi, nënkryetar i Komunës, nga radhët e komunitetit boshnjak të Gorës, pos tjerash, tha se për pavarësinë e Kosovës, kontribut të pamohueshëm kanë dhënë edhe pjesëtarët e komunitetit nga Gora, që nga lëvizjet studentore të vitit 1981e deri në këto ditë të lirisë, të cilën po e gëzojmë. “Ndjehem mjaft krenar për faktin se bashkësia ime e ka kuptuar këtë dhe se çdo ditë e më tepër po bëhet pjesë e pandarë e realitetit të ri në Kosovë”, është shprehur Kushi. Më pas, të pranishmit i kanë përshëndetur edhe, Galip Skeraj, kryetar i OVL të UÇK-së në Dragash, si dhe përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve nga kjo komunë, Fadil Bahtijari. Në përfundim të kësaj akademie, SHKA “Bresana” dhe këngëtarë të tjerë shfaqën një program të begatë artistik, të cilin ia kushtuan pavarësisë së Kosovës. Përpara këtij programi, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në Dragash dhe në fshatin Buçe.



Share