• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jeta e familjes Kryeziu nga Mleqani!
jetaMalishevë - Shporeti i zi në një qoshe të dhomës ndizej ngadalë, por ai nuk ngrohte dot këmbët e zbathura të fëmijëve pasi të ftohtit hynte nga dritaret dhe dera e dëmtuar në dhomën e vetme të Mursel Kryeziut (1977) në Mleqan të Malishevës. Shtëpia përdhese e rinovuar keq nga “Caritas”-i menjëherë pas lufte në një oborr plot baltë dhe i rrethuar nga mure të shkatërruara nga lufta, janë pasuria e vetme e Murselit, i cili së bashku edhe me bashkëshorten e tij Kymeten dhe katër fëmijët jeton në një dhomë të vetme me 16 metra katrorë, e cila kësaj familje i shërben edhe si dhomë fjetjeje, dhomë e pritjes, kuzhinë, dhe banjë. “Po të kishim shëndetin ndoshta do t’ia dilnim disi”, mërmërit nëpër dhëmbë i zoti i shtëpisë përderisa tregon për shëndetin e rrënuar të tij pasi gjatë luftës ishte kapur dhe torturuar keq nga formacionet serbe kurse edhe gruaja dhe njëra nga vajzat e tij nuk ndihen mirë me shëndet. “Kam pas edhe 20 ari tokë por pas lufte më është dashur ta shes në përpjekje për të shëruar vajzën Majlindën ”, tregon ai duke bërë të ditur se ajo vuan nga një sëmundje, e cila rregullisht i kërkon trajtim të veçantë shëndetësor duke i marrë atij edhe ato pak mjete që merr si ndihmë sociale nga e cila jeton. “Më mungon gjithçka që njeriut i duhet për një jetë normale por e para është se nuk po mund ta siguroj as bukën e gojës”, ankohet i zoti i shtëpisë përderisa përmend edhe nevojat tjera të shumta në këto ditë dimri. “Dru po marrim në zabel pasi hoxha, duke i parë nevojat e familjes, na ka lejuar që të krasitim lisat dhe degët e tyre t’i përdorim për ngrohje, por po duhet edhe veshmbathje, qumësht për fëmijë, vaj, kripë dhe gjëra tjera elementare, të cilat nuk i kemi”, vazhdon Mursel Kryeziu, përderisa tregon se kohëve të fundit ka shëtitur nëpër dyert e organizatave të ndihmës që veprojnë në komunë dhe më gjerë. “Një ndihmë prej 200 eurosh, para një kohe, ma ka dhënë Komuna e Malishevës dhe këtë ndihmë e kam përdorur për shërimin e djalit të vogël Bledarit”, thotë ai, përderisa tregon me dorë djalin e tij të vogël, i cili mundohet të grisë të thatë një kore buke, të cilën nëna e tij ja ka dhënë sa për ta mashtruar nga vaji.
Hallet të cilat e kanë kapluar këtë familje, varfëria dhe sëmundjet i kanë humbur shpresën të zotit të shtëpisë se do të vijnë ditë më të mira. “Do të isha i lumtur që dimrin tjetër të kam mundësi ta meremetoj pak këtë shtëpi që së paku të ftohtit të mos u hyjë fëmijëve brenda, por edhe të kam bukë për ta”, përfundon Mursel Kryeziu.
Share