• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi miratoi shpenzimet buxhetore!
kk_dragashDragash - Pas sqarimeve të kryetarit të komunës, Salim Jenuzi, rreth shpenzimeve buxhetore të vitit 2010, në seancën e së mërkurës, këshilltarët opozitarë, kanë adresuar mjaft vërejtje në adresë të raportit që paraqiti kryetari. Sipas këtij raporti, buxheti i komunës për vitin 2010 ishte 4.280.965 euro, apo 13.23 për qind më i lartë se në vitin 2009, ndërsa është realizuar në shkallën prej 96.72 për qind.
Opozitarët kanë këmbëngulur se shpenzimet për riparimin e automjeteve, për karburante të automjeteve, ngrohje, publikime dhe tendere, dreka zyrtare, si dhe disa pozicione tjera, janë bërë pa nikoqirllëk. Deir Jilmaz (GIG), ka kërkuar sqarime rreth shpenzimeve, të cilat i quajti enorme, si dhe tejkalimet në disa linja e pozicione buxhetore. “Si janë harxhuar rreth 30 mijë euro, vetëm për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe rreth 12 mijë euro për informim e konkurse?”, ka pyetur ai. Ndërkaq, këshilltarët e LDK-së, Naim Ramadani, Ymer Ademi, Samidin Xheladini etj, kanë paraqitur një mori kritikash, në adresë të qeverisë komunale, e cila, sipas tyre, nuk ka treguar nikoqirllëk gjatë shpenzimeve buxhetore të vitit të shkuar, duke pasur tejkalime në mjaft pozicione buxhetore. “Rreth gjysmë milioni euro janë harxhuar, pa miratimin e Kuvendit”, ka vlerësuar Ramadani, duke kërkuar sqarime rreth shpenzimeve buxhetore edhe për dreka zyrtare, kompjuterë etj. Ndërkaq, Ymer Ademi, ka nënvizuar se raporti paraqet vetëm njërën anë të medaljes, ngase i sqaron vetëm shifrat e të hyrave, e jo në mënyrë të thuktë edhe të shpenzimeve. Qamil Kolloni, nga LDD, ka kritikuar qeverinë për shpenzimet në riparimin e automjeteve, duke u shprehur se, ose duhet të shtohet kujdesi ndaj vozitësve, ose të blihen automjete të reja, ngase, si të tilla, shpenzimet janë të papërballueshme.
Pas disa vërejtjeve të tjera të opozitarëve, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka theksuar se raporti paraqet pasqyrë reale të shpenzimeve buxhetore, të cilat, sipas tij, janë bërë me mjaft nikoqirllëk. Në përfundim, këto shpenzime u miratuan me shumicë votash, por pa votat e këshilltarëve të LDK-së.
Share