• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vllastimir Gjorgjeviq, 27 vjet burg!
e Mërkurë, 23 Shkurt 2011 18:18
djordjeviqHagë - Tribunali i Hagës e ka dënuar të mërkurën gjeneralin e pensionuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Vllastimir Gjorgjeviq, me 27 vjet heqje lirie, duke e shpallur fajtorë për krime kundër shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.
Gjenerali Gjorgjeviq (62) është fajtor në të gjitha pikat e akuzës - për dëbim të dhunshëm, deportim, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999. Atëbotë ai ishte shef i resorit të sigurimit publik të MUP-it serb dhe ndihmësministër i Punëve të Brendshme. Veprat penale janë kualifikuar si krim kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Në aktgjykim është konfirmuar se gjenerali Gjorgjeviq është përgjegjës për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve, si dhe për vrasje dhe deportim të, së paku 724 civilëve shqiptarë, në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Klladovë, si dhe në liqenin e Peruçacit, në afërsi të Bajina Bashtës. “Fshehjen e kufomave, si dëshmi për krimin e kryer, e kishte urdhëruar presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Miloseviq”, thuhet në aktvendimin e Tribunalit të Hagës. Këto krime, sipas aktgjykimit, janë kryer në kuadër të ndërmarrjes së organizuar për krim, me qëllim që në mënyrë të fshehtë dhe me dhunë të largojnë popullatën shqiptare nga Kosova, për të ndryshuar baraspeshën etnike dhe sigurimin e kontrollit të përhershëm në Kosovë.
Share