• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet mbështetja edhe për invalidët!
e Mërkurë, 23 Shkurt 2011 22:11

Dragash, 23 shkurt 2011 
- Me qëllimin të përmirësimit të gjendjes aktuale të personave me aftësi të kufizuara, të mërkurën në Dragash u organizua një tryezë e rrumbullakët, ku u kërkua më shumë vëmendje ndaj kësaj shtrese të popullatës. Tryezën e organizoi shoqata e paraplegjikëve dhe e paralizës së fëmijëve “Handikos” invalidnga Prishtina, me pjesëmarrjen e përfaqësisë së saj në Dragash dhe institucioneve tjera komunale, si dhe të shoqërisë civile.
Menaxheri i Handikosit, Bexhet Binaku, tha se shoqata e tyre kërkon që çdo individ, në çdo vend dhe me mundësitë që zoton, të merr pjesë në aktivitete të ndryshme, pa hasur në barriera fizike. “Angazhohemi për një ambient, i cili do të ketë qasje për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Deri më tani, ne kemi ndërmarrë hapa konkret, përmes organizimit të marsheve, debateve, konferencave dhe formave të ndryshme, për t’i identifikuar objektet pa qasje për këtë shtresë të popullatës, në mënyrë që të intervenohet në to, për t’i bërë me qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara”, tha në fillim të debatit, Bexhet Binaku.
Në lidhje me Dragashin, Binaku shtjelloi temat që kishin të bënin me ndërtesën e Komunës, ku kërkoi që të aktivizohet qasja që dedikohet për invalidë në karroca, si dhe përshtatshmëria e transportit publik edhe për personat me aftësi të kufizuara. Panelistët në këtë tryezë përkrahën iniciativat e Hendikosit, por thanë se në shumë iniciativa dhe projekte, problem paraqesin mjetet financiare, si dhe mentaliteti aktual i popullatës për t’i izoluar dhe më shumë familjarët e tyre me aftësi të kufizuara. Kjo, sipas tyre ndikon që, edhe kur shoqëria iu ofron kushte teknike për lëvizje pa barriera, shumë pak shfrytëzohen ato.
Drejtori komunal i Arsimit, Hajri Ramadani, si dhe ai i Shëndetësisë, Ramadan Jashari, u zotuan për përkrahje të personave të këtillë, por kërkuan edhe nga familjarët që kanë anëtarë me aftësi të kufizuar, që të bëjnë më shumë për ta, duke i inkuadruar në shoqëri dhe jo duke i izoluar. Në këtë tryezë u tha se komuna e Dragashit ka rreth 400 persona me aftësi të kufizuar, për të cilët kujdesën kryesisht familjarët. Menaxheri i Hendikosit, Bexhet Binaku, në përmbyllje të tryezës tha se interesimi primar i kësaj shoqate mbetet nxitja e qeverive lokale dhe asaj republikane, që të veprojnë konkretisht në përmirësimin e kushteve për këtë shtresë të shoqërisë. “Ne kemi plane konkrete se ku dhe si të veprohet, vetëm se qeveritë komunale dhe ajo republikane duhet t’i zbatojnë. Fundja, edhe kjo shtresë e shoqërisë voton, prandaj edhe kjo duhet t’i gëzoj rezultatet e votimit”, tha Binaku.
 
 
Share