• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtetësia e Kosovës, ende kontestohet!
e Premte, 25 Shkurt 2011 11:22
beciciBeçiç - Përfaqësuesit e Kosovës i kanë braktisur të mërkurën punimet e konferencës rajonale për qeverisjen lokale, e cila po mbahej në Beçiç të Malit të Zi, me arsyetimin se në vendet ku do të duhej të uleshin përfaqësuesit kosovarë, ishin vendosur mbishkrimet “Kosovo Under UNSCR 1244”, e jo siç do të duhej të ishte “Republika e Kosovës”.
Ende pa filluar mirë punimet, pjesëmarrësit nga Kosova janë larguar nga salla, në shenjë revolte ndaj mbishkrimit, i cili, përveç se në sallë, ka qenë i shkruar edhe në dokumentet tjera, në rendin e ditës në program dhe në listën e pjesëmarrësve. Vetëm pak kohë pasi kryetari i Komunës së Gjakovës, Palë Lekaj, ai i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Habit Hajredini, dhe pjesëtarë të shoqërisë civile i kanë bojkotuar punimet e kësaj konference. Zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, kanë nisur përpjekjet që t’i rikthejnë kosovarët në sallë, por, kushti i palës kosovare ka qenë që mbishkrimi “Kosovo - UNSCR 1244”, të zëvendësohet me “Republika e Kosovës” në të gjitha afishet, dokumentet dhe si i tillë shkruhet edhe në raportin që do të dalë, pas përmbylljes së konferencës. Ky kusht nuk u pranua nga drejtori i projektit, Ake Sahlin. Ai ka pranuar që të ndërrohet vetëm mbishkrimi ku ishin të ulur përfaqësuesit nga Kosova, por jo edhe në dokumentet e tjera, pasi që, sipas tij, dokumentet janë shpërndarë tek secili pjesëmarrës dhe ribotimi i tyre është i pamundur.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Palë Lekaj, i ka thënë “Zërit” se, në asnjë mënyrë nuk do të qëndroj në një konferencë, ku Kosova nuk cilësohet si shtet i pavarur. “Aty shkruante se Kosova është nën Rezolutën 1244. Për mua si kryetar Komune, si anëtar i bordit të Asociacionit të Komunave, së bashku me organizatat joqeveritare këtu, është e papranueshme kjo”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se kompromisi i organizatorëve të konferencës, që në afishe të shkruhet “Kosova”, por jo edhe në dokumente, është veprim i papranueshëm. Lekaj, i cili ka folur në emër të delegacionit të Kosovës, ka vlerësuar se, duke u larguar nga salla, kosovarët kanë dhënë mesazh se e kanë një shtet të tyre dhe se nuk lejojnë që të marrin pjesë në konferenca rajonale apo ndërkombëtare, ku vendi i tyre nuk prezantohet si shtet i pavarur. Udhëheqësja e projektit të komisionit evropian TACSO, zyra në Kosovë, Ardita Metaj-Dika thotë se emërtimi “Kosova - UNSCR 1244” është çështje që shkon përtej kompetencave të projektit TACSO. “Ky është projekt i Komisionit Evropian dhe KE. Si një mekanizëm i tillë i respekton mendimet dhe qëndrimet e shteteve anëtare të BE-së dhe ne në mënyrë konsekuente duhet të respektojmë vendimet e këtij institucioni”, thotë Metaj-Dika. Sipas saj, konferenca të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, dhe ato do të mbështeten nga TACSO, ngase, në këtë formë Kosova përfiton shumë në raport me qeverisjen lokale dhe shoqërinë civile.
Ndryshe, konferenca rajonale për qeverisje lokale ka për qëllim që të ndihmojë në bashkëpunim në mes të pushteteve lokale dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të ofrojë pushtetin sa më afër qytetarëve. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë qeveritar, drejtues të komunave dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, vende këto ku implementohet projekti TACSO, që nënkupton asistencë teknike për organizatat e shoqërisë civile. Konferenca do të zgjasë dy ditë. Gjatë kësaj kohe do të ketë tetë seanca plenare, me prezantime të kryetarëve të komunave nga shtetet pjesëmarrëse, si dhe organizatat e shoqërisë civile.
Share