• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
FSK, më e preferuar tek rinia!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 25 Shkurt 2011 12:35

fsk_ushtriaPrishtinë, 25 shkurt 2011 - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbetet institucioni më i preferuar për të rinjtë kosovarë. Brenda një jave, rreth 4 mijë të rinj kanë shprehur gatishmëri për të konkurruar në konkursin e fundit të FSK-së, që parashikon plotësimin e 360 vendeve të lira. Sipas përfaqësuesve të FSK-së, nëse trendi i kërkesave vazhdon me të njëjtin ritëm, deri më 21 mars, sa zgjatë konkursi, numri i aplikuesve do të shkojë në disa mijëra.
Zëdhënësi i FSK-së, majori Enver Dugolli, ka thënë se viti 2011 është vit i plotësimit të FSK-së më kuadro, ndërkaq viti 2012 do të jetë vit i funksionalizimit dhe arritjes së kapaciteteve operacionale. “Interesimi për t’u bërë pjesë e FSK-së është mjaft i madh. Vetëm për një javë janë shpërndarë 3949 aplikacione dhe se do të vazhdojë edhe për një muaj rresht, deri në përmbyllje të konkursit. Presim që ky numër të rritet dukshëm, pasi që interesimi është shumë i madh. Ekipet mobile janë duke bërë një punë shumë të madhe në informimin dhe sensibilizimin e opinionit, në lidhje me rekrutimin, sidomos tek gjeneratat e reja”, ka thënë Dugolli. Sipas tij, FSK është e përkushtuar që në kuadër të kësaj kampanje për rekrutim, të ketë një përfshirje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe gjininë femërore. “Pas datës 21 mars, kur do të mbyllet konkursi, do të fillojnë fazat e testimeve dhe seleksionimeve, për të ardhur në fund tek përzgjedhja e më të merituarve, të dëshmuar gjatë gjithë atyre testeve dhe fazave të tjera të parapara me konkurs”, ka sqaruar Dugolli, duke shtuar se ky konkurs është vetëm për plotësimin e komponentit aktiv të FSK-së, në radhë të parë, për plotësimin e stafit me ushtarë. Sipas tij, gjatë këtij viti do të plotësohen të gjitha vendet që kanë mbetur të lira në objektivin e përmbushjen së kapaciteteve njerëzore të FSK-së. “Për momentin, FSK-ja ka një staf prej 2147 pjesëtarëve, pjesa tjetër që është numër i konsiderueshëm, pritet të plotësohet gjatë këtij afati”, ka thënë Dugolli, sipas të cilit, për komponentin rezervë do të ketë konkurs tjetër.



Share