• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të rinjtë kërkojnë mbështetje institucionale!
e Shtunë, 26 Shkurt 2011 15:21

radio_sharri_riniaDragash, 26 shkurt 2011
 - Bashkërenditja e veprimeve, për një fuqizim të mirëfilltë të jetës së të rinjve të të dy komuniteteve në komunën e Dragashit, ishte temë e një debati të organizuar të premten, nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe OJQ-ve rinore. Duke apostrofuar aktivitetet rinore, zyrtari komunal për Kulturë, Rini e Sport, Nexhat Tërshnjaku, ka vlerësuar se KVRL, bashkë me OJQ-të rinore, duke hartuar një strategji për bashkërenditjen e aktiviteteve, me Drejtorinë komunale të Kulturës, do të krijojë kushte për të dinamizuar jetën e të rinjve. Ndërkaq, Jeton Ramadani, kryetar i këtij këshilli, ka shtruar nevojën e gjetjes së formave për një përgatitje paraprake, në mënyrë që të rinjtë e kësaj ane të kyçen më tepër në sferën politike dhe shoqërore. Sipas tij, për t’i organizuar këto aktivitete, atyre u duhet një përkrahje e mirëfilltë institucionale, pa të cilën strategjia e tyre mund të mbetet vetëm në letër, siç ka ndodhur deri më tani.
Islam Salihu, përfaqësues  i OSBE-së, ka theksuar se, paraprakisht duhet të identifikohen kërkesat jetike të të rinjve, në mënyrë që më pas të veprohet konkretisht në këtë mjedis, ku të rinjtë deri më tani, pak a shumë janë anashkaluar.
Në fund, Islam Tairovci, nga OJQ “Rinia në Veprim”, ka shfaqur shpresën se me një mbështetje më të madhe institucionale, mund të fuqizohet jeta rinore në të gjitha aspektet.
 

Share