• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet riaktivizimi i AK-së!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 09 Mars 2011 19:15

Dragash, 09 mars 2011
 - Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AK) dhe zyrtarët lokal të Dragashit, në takimin e tyre të përbashkët, kanë shtruar nevojën e aktivizimit të këtij asociacioni, ngase, siç u tha në takim, kohët e fundit  ky organizëm institucional, pothuajse është pasivizuar në tërësi.asociacioni_komunat Ertan Munoglu, menaxher i Programit të AK-së, ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është identifikimi i problemeve, më të cilat përballen dikasteret e komunave, njëherësh edhe këmbimi i përvojave pozitive. “Derisa vlerësimet e këtij Asociacioni, për gjysmën e parë të vitit të shkuar kanë qenë të mira, këtë nuk mund ta themi edhe për periudhën e mëvonshme. Andaj, duhet intensifikuar takimet, me qëllim të funksionalizimit të shërbimeve për nevoja të qytetarëve”, ka thënë Munoglu.
Në këtë debat, zyrtarët lokal të Dragashit kërkuan që Asociacioni i Komunave të ketë një trajtim të barabartë ndaj të gjitha komunave. Kjo, sepse, siç thanë ata, komunat më periferike të
Kosovës, sikur kanë mbetur në margjina të këtij Asociacioni. I pari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha se riaktivizimi i AK-së është i nevojshëm, por jo me praktikën e deritanishme, ku vetëm janë identifikuar dobësitë, pa që nuk ndërmerrej asgjë konkrete për zgjidhjen e problemeve. “Në të ardhmen, ato duhet të jenë më kërkuese, në drejtim të zgjidhjes së problemeve, me të cilat përballen drejtoritë komunale, e në veçanti duhet ndihmuar komunat periferike, qoftë edhe me mjete të vogla buxhetore”, ka thënë Jenuzi.
Drejtori komunal i Shërbimeve Publike në Dragash, Tafil Krasniqi, ai i Shëndetësisë, Ramadan Jashari, i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu, si dhe zyrtari ligjor, Hilmi Dauti, në këtë takim kanë kërkuar riaktivizimin e AK-së, ngase, siç kanë vlerësuar ata, kur ky asociacion funksiononte mirë, është vërejtur ndihma në zgjidhjen e problemeve të shumta.
 
 
Share