• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ekspozohen veshjet tradicionale gorane!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 14 Mars 2011 11:08

radio_sharri_artizanaletDragash, 14 mars 2011
 - Femrat nga treva e Gorës së Dragashit, të dielën kanë hapur ekspozitën e punëdoreve artizanale, veshjeve tradicionale dhe prodhimeve vendore, e cila është përcjellë me interesim edhe nga femrat e rajonit të Prizrenit. Vjosa Curri, koordinatore e shoqatës “Dora Dorës”, pasi ka bërë shikimin e produkteve nga dora e grave gorane, ka theksuar se kjo ekspozitë përmbyll projektin, i cili është mbështetur nga Agjensioni zviceran për Zhvillim “Caritas”. Sipas saj, ky projekt është realizuar me sukses, dhe se, pos angazhimit të një numri të madh femrash, ka pasur edhe efekt anësor tek femrat tjera, duke i inkurajuar ato që të merren me këto punë. “Pos që kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, ato japin edhe një kontribut material për familjet e tyre”, ka thënë znj. Curri.
Më pas, Alisa Birdain Saiti, nga CARITAS-i, ka vlerësuar se gjatë kësaj ekspozite janë identifikuar edhe shumë kërkesa, për realizimin e të cilave duhet një angazhim i përbashkët i strukturave lokale, shoqatave të ndryshme dhe Shoqërisë Civile. Ndërkaq, gratë të cilat e kanë organizuar këtë ekspozitë, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e shoqatës “Dora Dorës” dhe CARITAS-it zviceran, që në të ardhmen  t’i mbështesin edhe më shumë femrat e këtushme, ngase, sipas tyre, në mungesë të aktiviteteve tjera, kjo është e vetmja mundësi që ato të integrohen në shoqëri dhe njëkohësisht edhe do të sillnin përfitime materiale për familjet e tyre.
 

Share