• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranët bëjnë fushatë për etni!
goran_radio_sharriDragash - Të gjitha regjistrimet e deritanishme të popullsisë ishin të veçanta për banorët e trevës së Gorës. Ata, për shkak të paqartësisë së tyre etnike, shpesh e kanë ndryshuar përkatësinë etnike, duke krijuar kështu huti, jo vetëm për vete, por edhe për popujt tjerë. Mu për këtë, në prag të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, subjektet politike nga kjo trevë, po bëjnë një lloj fushate, lidhur me përcaktimin e tyre etnik.
Duke i elaboruar regjistrimet e gjertanishme, gjatë një debati për regjistrimin që do të pasoj për herë të parë në Kosovën e pasluftës, të organizuar nga OJQ “Equality”, kreu i partisë “Vatan” nga Gora, Sadik Idrizi, tha se në regjistrimin e viteve të 50-ta, kjo popullatë, për shkak të presionit që bëhej mbi popujt josllavë dhe për tu shpërngulur në Turqi, është deklaruar kryesisht me përkatësi etnike. Ndërkaq, në regjistrimet e mëvonshme kjo popullatë është përcaktuar si “myslimane”, “e papërcaktuar”, “gorane” etj. Ai e ftoi popullatën e kësaj treve që kësaj radhe të deklarohet lirshëm dhe sipas asaj që ndihet “Tani lirshëm mund të deklaroheni sipas vullnetit tuaj. Sa më përket mua, unë e ndjej veten si boshnjak dhe do të regjistrohem si i tillë”, ka thënë Idrizi, duke e arsyetuar këtë në mënyrë të gjithanshme. “Kjo përkatësi është e logjikshme edhe nga ana praktike, ngase iu ndihmon të rinjve që të shkollohen në gjuhën boshnjake, e cila është gjuhë zyrtare në Kosovë”, ka vlerësuar më tej Idrizi, sipas të cilit, nocioni “goran” nuk shpreh përkatësi etnike, por vetëm atë gjeografike (Gora- goran) dhe si i tillë, nuk dëshmon identitet etnik. Idrizi ka shfaqur brengën e tij, për shkak të zvogëlimit të numrit të kësaj popullate, nga regjistrimi në regjistrim, asimilimin i tyre masiv në Maqedoni etj. Ndërkaq, subjektet tjera të kësaj treve, në debatet e organizuara këto ditë, orvaten që ta bindin popullatën që të deklarohen si “goranë”, ngase, sipas tyre, është ky nocion i vërtetë, i cili shpreh identitetin e tyre të vërtetë.
Se çfarë do të ndodhë gjatë këtij regjistrimi, mbetet të shihet. Megjithatë, ata që e ndjejnë veten boshnjakë, presin që shumica e kësaj popullate, kësaj radhe të përcaktohet si e tillë, ngase, në të kundërtën, jo vetëm që do të kenë identitet të paqartë, por edhe nuk do të kenë gjuhë zyrtare dhe as që do të kenë shkolla në gjuhën gorane.
Share