• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Opojanët në mbrojtje të Fatmir Limajt!
e Mërkurë, 23 Mars 2011 21:23

protesta_radio_sharriDragash - Me flamuj dhe pankarta, me të cilat kërkohej “liri për luftëtarët”, qindra qytetarë të komunës së Dragashit, të prirë nga veteranët e OVL të UÇK-së, protestuan të mërkurën, përgjatë rrugës qendrore të Dragashit, duke i mbrojtur në këtë mënyrë “vlerat e mirëfillta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjesëmarrësit në këtë protestë kërkuan nga EULEX-i që të lirohen të gjithë luftëtarët e arrestuar, si dhe të anulojë fletëarrestin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limajt. “Tërë bota e di se UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër si loti, duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, bota e di që soldateska serbe ka bërë një ndër luftërat më të fëlliqura që njeh historia e njerëzimit. Prandaj, është e pakuptueshme që sot burgosen luftëtarët e lirisë, të cilët iu dolën në mbrojtje qytetarëve të pambrojtur, ndërkaq militarët dhe paramilitarët serbë enden lirshëm, brenda dhe jashtë Serbisë”, ka thënë në këtë protestë, Galip Skeraj, kryetar i OVL të UÇK-së, në Dragash.
Share