• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja reagonë ndaj pushtetit lokal!

Dragash
- Kryesia e degës së LDK-së, në Dragash, në takimin e së shtunës, përkitazi me procesin e regjistrimit të popullsisë, perms një komunikate për media, ka reaguar ndaj emërimit të personave që do ta kryejnë këtë proces në terren, duke vlerësuarldk se edhe këtu janë bërë shkelje në baza partiake. “Të dhënat nga terreni dëshmojnë se zgjedhjet e personave për regjistrimin e popullsisë, janë bërë sipas kriterit partiak. Në pjesën dërmuese të lokaliteteve janë përzgjedhur persona të PDK-së, edhe pse ata nuk kanë plotësuar asnjë kriter. Shumë prej tyre janë me shkollim të mesëm, ndonëse nga subjektet tjera kanë konkuruar persona me fakultet”, thuhet në fillim të këtij reagimi, duke vazhduar me komunikimin se zyrtarët komunalë u kanë thënë haptazi kandatëve të LDK-së se nuk kanë se çfarë të kërkojnë kandidatët nga partitë tjera. "Kjo dëshmon se regjistrimi në këtë komunë u ngjason atyre që bëheshin në kohën e sistemit monist", thuhet më tej në reagimin e LDK-së në Dragash, të cilët kanë vlerësuar se me këtë proces lëndohet demokracia. “Kjo dëshmon se demokracia po lëndohet edhe më shumë dhe po thellohet diskriminimi partiak. Ky veprim i tyre, nuk është as i pari e as i fundit, pasi që mjaft të dhëna flasin për shkelje të rënda të procedurave, në fusha të ndryshme. Mu për këtë, mendojmë se është koha e fundit që të ndërpriten praktikat e këtilla, të cilat janë jashtë çdo norme të veprimit të strukturave lokale në pushtet”, thuhet në fund të reagimit të kryesisë së degës së LDK-së, në Dragash.
 
 
Share