• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aprovohet raporti i kryetarit, por kritikohet!
amblema_dragashDragash - Raporti i punës së kryetarit të komunës së Dragashit, në seancën e së enjtes u bë shkak i  shumë kritikave nga ana e delegatëve opozitarë, të cilët e cilësuan atë tejet voluminoz, por pa përmbajtje. Madje, sipas delegatëve opozitarë, raporti ishte vetëm një  kopje e raportit nga viti i kaluar. Më së shumti kritika kishte në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë, por nuk janë kursyer as drejtoritë tjera. Këshilltari nga radhët e LDK-së, Samidin Xheladini, ka propozuar që ky raport të shtyhet për seancën e radhës, ngase, sipas tij, ai nuk është i plotë dhe, si i tillë, edhe jopërmbajtësor. “Në raportin e Drejtorisë së Arsimit, jo vetëm që nuk ka ndryshuar fare numri i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit, por nuk është ndërruar as data nga viti i kaluar”, ka thënë Xheladini. Ndërkaq, Gajbie Çengaj, (LDK) ka kërkuar që në një seancë të radhës të debatohet edhe për punën e Zyrës për çështjet Gjinore, ngase, sipas saj, raporti flet se kjo zyrë ka pasur shumë aktivitete, ndërkaq nuk dihet se kurë janë mbajtur ato. Më së shumti kritika ka bërë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Naim Ramadani, i cili ka konstatuar se në raport lavdërohet puna e komiteteve, ndonëse ato nuk kanë qenë fare funksionale, si dhe mungon raporti për atë se deri ku kanë arritur procedurat rreth HC “Zhuri”. Ramadani ka thënë se në raport thuhet se ka pasur transparencë, ndërkaq për tri vjet rresht nuk u është dhënë delegatëve raporti i auditorit të brendshëm. Velid Haxhisin (Vakat), ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit, e cila, sipas tij, është dashur që të paraqes në detaje numrin e nxënësve dhe arsimtarëve që punojnë me plan-programe të Serbisë. Ai ka kërkuar nga kryetari i Komunës që, në të ardhmen, të mos lejohet që në objektet e financuara nga Qeveria e Kosovës, të punohet “kujt si t’i teket”, sidomos jo atyre që nuk e njohin MASHT-in. Fjala e tij e ka nxitur për debat këshilltarin e GIG-ut, Deir Jilmaz, i cili ka thënë se “marrja me këtë çështje” do të thotë kthim shumë mbrapa.
Nota, mjaftë kritike, në lidhje me raportin kanë dhënë edhe Qamil Kolloni (LDD) dhe Mujdin Jusufi (AKR). Ky i fundit është kërcënuar se, po qe se edhe më tej do të vazhdohet në këtë mënyrë, subjekti i tij do të rishqyrtojë marrëveshjen e koalicionit me partitë qeverisëse, PDK dhe VAKAT. Në fund, pavarësisht vërejtjeve dhe kritikave, raporti i punës së kryetarit të Komunës së Dragashit është aprovuar.
Share