• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosava paditet nga një banor i saj!
e Shtunë, 02 Prill 2011 15:44

shkolla_kosaveDragash, 02 prill 2011
- Çështja e hyrjes në oborrin e shkollës së fshatit Kosavë, në Opojë të Dragashit, ka kaluar në gjykatë, shkaku se askush nuk merr përgjegjësinë për mosrespektim të një marrëveshje që është arritur mes një banori të këtij fshati dhe drejtuesve të shkollës dhe fshatit, lidhur me lirimin e një prone private për nevojat e shkollës.
Mëngjesi i së hënës, për filloristët e shkollës fillore “Ulina”, ishte mjaft befasues, ngase hyrja e oborrit ishte e mbushur me therra. Neshat Sofiu, pronar i një pjese të truallit, në të cilin është ndërtuar shkolla e këtij fshati, e kishte ndërmarrë këtë hap, për shkak se institucionet arsimore nuk i janë përmbajtur të gjitha kushteve të ujdisë së arritur, një dekadë më parë, ndërmjet tij dhe këshillit të fshatit. Sipas kësaj ujdie, Neshat Sofiu kishte pranuar të liroj një pjesë të truallit të tij, për nevojat e kësaj shkolle, ndërkohë që ai do të punësohej në këtë vatër arsimore si punëtor ndihmës. Por, këto ditë ai është zhgënjyer, sepse ujdia e arritur nuk është respektuar nga pala tjetër. Fillimisht, Neshat Sofiu u është drejtuar zyrtarëve lokalë të arsimit në Dragash dhe, pasi nuk has në mirëkuptim, pa hezituar fare ai e mbyll hyrjen në oborr të shkollës. Sipas tij, në ujdinë e arritur me drejtuesit e fshatit, më 25 prill të vitit 2000, si kompensim për këtë pjesë të truallit, fshati duhej t’i jepte atij rreth 5 mijë marka gjermane, prej të cilave kishte marrë dy mijë e pesëqind, si dhe t’i sigurohej një vend pune, si punëtor ndihmës, me tu krijuar kushtet. “Jam i revoltuar, ngase fshati nuk e ka përmbushur obligimin. Kam heshtur mjaft, meqë deri tani nuk kanë ekzistuar mundësitë. Por, kur ato mundësi u krijuan,është pranuar një punëtor i ri në këtë vend pune. Prandaj e kam humbur durimin dhe, pasi që nga zyrtarët lokalë nuk kam marrë asnjë premtim, jam kërcënuar se do ta mbyll hyrjen në shkollë, njëherësh edhe duke iu drejtuar gjykatës”, ka pohuar Neshati, i cili, të hënën e kishte mbyllur hyrjen në shkollë. Qamil Kolloni, kryeplak i atëhershëm i fshatit Kosavë, lidhur më këtë ujdi, i tha radios sonë se, Neshat Sofiu, ka të drejtë morale dhe juridike që të kërkojë nga institucionet lokale të arsimit realizimin e kushteve të parapara në ujdi. “Kjo rrëmujë ka mundur të mos ndodhë fare, po qe se do të respektohej ujdia. Si shoqëri, ne kemi obligim juridik dhe moral që t’i plotësojmë kërkesat e qytetarit, i cili në momentet më të vështira, me këtë vepër humane, i ka dalë në ndihmë fshatit”, ka thënë Kolloni për Radio SHARRI-in.
Hysen Tytyri, drejtor i kësaj shkolle, ka pohuar se ai nuk di gjë për një ujdi me shkrim, mes këtij banori dhe fshatit. “Kam qenë në dijeni se fshati ka pasur një ujdi verbale me Sofiun, por nuk kam qenë i informuar për detajet. Për më tepër, atëherë unë nuk isha në këtë post”, ka thënë Tytyri. Ndërkaq, Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit në Dragash, thotë se është emëruar në këtë post para tre vjetësh dhe se për këtë ujdi askush nuk e ka njoftuar. “Do ta gjeja ndonjë zgjidhje, sikur të isha i njoftuar për gjithë këtë histori. Problemi ka lindur tani, kur ne kemi pranuar një punëtor të ri ndihmës, pas shpalljes së konkursit lokal”, sqaron Ramadani.


Share