• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AKR-ja e prish koalicionin me PDK-në!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 05 Prill 2011 14:35

mujdin_jusufiDragash, 05 prill 2011 - Drejtuesit e AKR-së, në Dragash, kanë bërë të ditur se e kanë prishur koalicionin qeverisës, mes tyre dhe PDK-së. Siç thuhet në njoftimin publik të degës së AKR-së, ky veprim është marrë për shkak se është shkelur marrëveshja e arritur ndërmjet këtyre dy subjekteve politike. Mujdin Jusufi, këshilltar i vetëm i AKR-së në Kuvendin komunal të Dragashit, tha për radion tonë se kryesia e degës se AKR-së, ka marrë vendim për prishjen e marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, e cila aktualisht e qeverisë Komunën e Dragashit. “PDK-ja e ka shkelur marrëveshjen e koalicionit me ne. Prandaj ne, si kryesi e Degës, kemi vendosur që, deri sa të mos arrihet një marrëveshje e re, të kalojmë në opozitë”, tha të martën Jusufi, duke shtuar se, megjithatë, ky subjekt e ka lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje, siç thotë, më serioze dhe jo vetëm në letër. “Po qe se kjo nuk arrihet, AKR-ja e ka ofertën tjetër, duke qenë se jemi afër arritjes së një marrëveshje për formimin e një koalicioni, prej pesë delegatëve, ku ky koalicion do të funksionojë si grup parlamentar”, thotë Jusufi. Nga ana tjetër, drejtuesit e PDK-së thonë se asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë marrëveshje e shkruar, ndërmjet këtyre dy subjekteve. Avni Nebiu, sekretar i degës së PDK-së në Dragash, ka thënë se është e drejtë e çdo subjekti politik që të bëjë koalicion, me kë të dëshirojë. “Me AKR-në, as që kemi pasur ndonjë marrëveshje të shkruar dhe as që na janë drejtuar ndonjëherë me ndonjë kërkesë. Prandaj, ata mund të vendosin vetë, ashtu siç mendojnë se u bie më së miri”, ka thënë Nebiu.
Megjithatë, sekretari i AKR-së, Mujdin Jusufi, e mohon deklaratën e Nebiut, duke thënë se kryesia e degës së AKR-së ka pasur, së paku pesë takime me kryetarin aktual të Komunës, Salim Jenuzin. “Në këto takime kemi ardhur në përfundim që PDK-ja të na ndaj një drejtori. Sekretari i PDK-së, z. Nebiu, e di shumë mirë se e kemi pasur këtë marrëveshje, pavarësisht se ai edhe atëherë ka qenë kundër kësaj marrëveshje, të cilën ne e kemi arritur me z. Jenuzi. Marrëveshja nuk ka pasur të bëjë vetëm për periudhën paszgjedhore, por edhe me atë parazgjedhore”, ka thënë Jusufi, për Radio SHARRI-n.


Share