• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi nuk ka natalitet!
dragashDragash - Ndonëse drejtuesit lokalë të Dragashit nuk parapëlqejnë të japin shifra, se sa banorë janë regjistruar në këtë komunë, nga burime tjera, mësohet se në komunën më jugore të vendit janë regjistruar rreth 35 mijë banorë, shifër kjo e përafërt me atë që figuroi në listat e votuesve, në zgjedhjet e fundit. Koordinatori komunal për regjistrimin e popullsisë, Avni Nebiu, nuk ka pranuar të jap asnjë shifër, duke thënë se kjo është kompetencë e Entit Statistikor të Kosovës. “Gjatë procesit, regjistruesit nuk kanë hasur në asnjë problem. Janë regjistruar të gjithë banorët e të dy komuniteteve që jetojnë këtu. Problem llogaritet vetëm çështja e përfshirjes në regjistrim të qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, për të cilët nuk kemi mundur të marrim të dhënat e nevojshme, ndonëse kjo komunë veçohet për shifrën e konsiderueshme të mërgimtarëve”, ka thënë Nebiu. Derisa për popullatën shqiptare, i tërë ky proces ishte normal, interesimi i komunitetit të Gorës, ka qenë më i lart se kurrë më parë, shkaku i përkatësisë etnike. Përderisa në regjistrimet e mëhershme kjo popullatë gjithnjë e ka ndryshuar përkatësinë etnike, duke u deklaruar si “myslimanë”, “goranë” dhe “të papërcaktuar”, kësaj radhe kanë ndryshuar mendje. Drejtuesit e subjektit politik “Vatan”, që e ndjejnë veten si “boshnjakë”, kanë këmbëngulur që si të tillë të deklarohen edhe banorët tjerë të Gorës. Kundër kësaj përkatësie janë deklaruar subjektet tjera gorane, Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), Partia e Aksionit Demokratik (SDA) dhe Partia Social-demokratike e Gorës (SDSG), të cilët janë angazhuar që kjo popullatë të deklarohet si “gorane”, ngase, siç pohojnë drejtuesit e këtyre subjekteve, është pikërisht kjo përkatësia më e vjetër e tyre. Këto divergjenca midis vetë politikanëve nga treva e Gorës, para se të fillonte regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i ka ngjasuar një fushate të vërtetë elektorale, duke marrë shpesh edhe konotacione politike. Të parët janë orvatur që t’i bindin qytetarët se, me përkatësinë etnike “boshnjak”, do të kenë perspektivë më të mirë, ngase në këtë mënyrë do të kenë kombin e tyre, gjuhën, shkollat etj. Në të kundërtën, sipas tyre, kjo popullatë do të mbetet pa arsimim të lartë në gjuhën e tyre, ngase nuk ekziston një gjuhë zyrtare gorane. Siç pohojnë ata, termi “goran” tregon vetëm përkatësinë gjeografike, ngjashëm me atë që kanë shqiptarët e trevës së Opojës, të cilët jashtë kësaj treve identifikohen si “opojanë”.
Nga ana tjetër, të dytët, me ngulm janë orvatur që të mos braktiset nocioni “goran”, ngase, si të tillë, siç pohojnë krerët e partive që përkrahin këtë term për kombësi, kanë qenë gjithmonë, andaj të tillë edhe duhet të mbeten. Ky opinion refuzon të ketë pasur në këto troje popullatë boshnjake. Sido që të jetë, për shumkë do të jetë befasuese kjo shifër, ngase ekziston bindja se kjo komunë ka mbi 50 mijë banorë. Njohësit e mirë të rrethanave aktuale, thonë se kjo shifër është reale, ngase vlerësohet se rreth 15 mijë banorë nga kjo komunë gjenden në botën e jashtme. Ndryshe, procesi i regjistrimit në këtë komunë është vlerësuar i suksesshëm nga drejtuesit e ekipit që ka punuar ditë e natë dhe ka trokitur derë më derë për të mos lënë asnjë familje pa regjistruar. “Janë regjistruar të gjithë banorët e komunës sonë, por mbetet shqetësues fakti i mërgimtarëve, për të cilët nuk kemi mundur të marrim të dhënat e nevojshme”, thotë Nebiu.
Vlerësuar në shifrën që doli nga ky regjistrim, afërshisht 35 mijë banorë, del se numri banorëve në komunën e Dragashit ka mbetur pothuajse i njëjtë me atë që kishte nxjerrë regjistrimi i vitit 1981, si dhe afërsisht i barabartë me numrin e votuesve, në zgjedhjet e gjertanishme.
Share