• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Petroviq nuk e do ndarjen e Dragashit!
petroviqDragash - Sllobodan Petroviq, zv-ministër dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të enjten vizitoi strukturat udhëheqëse të Dragashit, të cilëve iu premtoi se do të jetë pikërisht ai, i cili do të përfaqësoj në qeverinë e vendit të gjitha kërkesat dhe nevojat e kësaj komune. "Unë dhe ministria që e drejtoj, do të jemi një zë i fuqishëm i kësaj komune në Qeverinë e vendit. Vizita e sotme ka për qëllim njohjen për së afërmi me problemet e banorëve të kësaj komune, në mënyrë që me angazhime të përbashkëta me strukturat lokale, ato gradualisht të zgjidhen. Meqë Dragashi disponon me resurse të pashtershme natyrore, jemi dakorduar me kryetarin Jenuzi, që të identifikohen prioritetet e kësaj Komune, me qëllim që Qeveria e Kosovës t’iu ofrojë mbështetje konkrete”, ka thënë Petroviq, duke vazhduar të flasë edhe për decentralizimin, për të cilin tha se ky proces ka për qëllim që t’iu ofrohen shërbimet qytetarëve, e jo të bëhet thjeshtë një decentralizim, në kuptimin klasik, duke ndarë këtë Komunë, apo me formimin ndonjë komune të re, siç edhe perceptohet në disa raste.
Nga ana tjetër, Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit, pasi e ka njoftuar zv-kryeministrin Petroviq me gjendjen e sigurisë në këtë komunë, e cila, sipas tij, është mjaft stabile dhe pa asnjë konflikt ndërmjet dy komuniteteve që jetojnë këtu, ka kërkuar që me projekte konkrete të mbështetet kjo Komunë, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, duke e lidhur këtë rajon me Shqipërinë dhe Maqedoninë, si dhe ka kërkuar investime në energjetikë dhe blegtori. "Vetëm kështu mund të zbutet papunësia e theksuar në komunën tonë", ka thënë Jenuzi. Ndërkaq, nënkryetari i Komunës, nga radhët e komunitetit pakicë, Qasip Kushi, ka kërkuar që me prioritet të shikohet trasimi i rrugës, Restelicë-Strezimir, e cila, sipas tij, jo vetëm që do ta nxjerrë këtë komunë nga izolimi, por edhe do të krijonte avantazhe në drejtim të pengimit të migrimit të popullatës, e cila viteve të fundit është mjaft e theksuar. Duke e përkrahur këtë kërkesë, zv-kryeministri Petroviq ka premtuar se do të shikohen mundësitë që kjo çështje të fillohet të zgjidhet në faza, duke filluar nga ky vit.
Share