• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AER realizon një projekt modern!
aer_kanalizimDragash - Realizimi i një projekti të financuar nga Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER), që kap vlerën rreth 900 mijë euro, pritet të zgjidhë problemin e ujërave të zeza në fshatrat Kosavë, Kuk dhe Buzez, problem ky me të cilin përballen, jo vetëm këto fshatra, por edhe fshatrat tjera përreth.
Realizimi i projektit ka filluar vjet dhe, sipas përfaqësuesve të firmës që po i kryen punimet, pritet të përfundojë sivjet. Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit, thotë se në këtë sistem të kanalizimit mund të kyçen më vonë edhe disa lokalitete tjera të kësaj ane, e që në këtë mënyrë do të evitohej rreziku permanent i shfaqjes së ndonjë epidemie. Përkundër kësaj, jo të gjithë banorët e këtyre lokaliteteve shprehen të kënaqur. Madje, disa kanë vërejtje edhe në cilësinë e punimeve që po i kryen një kompani kroate. Këto ditë, kur ka filluar vendosja e tubacioneve, brenda fshatit Kuk, qytetarë të këtij fshati shprehen të pakënaqur, ngase, siç pohojnë, kanë probleme me kyçjen në rrjetin e kanalizimit, sidomos disa shtëpi që gjenden larg tubacioneve kryesore, për të cilat thuhet se do ta kenë mjaft vështirë që më vonë të kyçen në sistemin e ri të kanalizimit.
Abdullah Selmani, banor i fshatit Kuk, ka deklaruar se i gëzohet faktit që po zgjidhet problemi i ujërave të zeza në fshatin e tij, por nuk është i kënaqur që një pjesë e familjeve, të cilat tani nuk kanë mundur të kyçen, më vonë, do të detyrohen që me shpenzime shtesë ta bëjnë këtë. “Kryesi i punimeve, gjatë instalimit të rrjetit, përnjëherë po i mbulon kanalet, duke mos na dhënë ndonjë afat për kyçje”, ankohet Abdullahu. Shqetësim të ngjashëm kanë shprehur edhe disa banorë të tjerë të këtij lokaliteti. Mirëpo, kur kihet parasysh vlera e këtij donacioni dhe rëndësia e projektit, shumica e banorëve thonë se “nuk do ta djegin jorganin, për një plesht”. Kryesi i punimeve thotë se kyçjet e familjeve që janë shumë larg nga tubacionet e këtij projekti, mund ta bëjnë këtë me një aksion shtesë, ndërsa shumica e qytetarëve mendon se e rëndësishme është që po ndërtohet një bazë e qëndrueshme për largimin e këtij problemi. 
Share