• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kuvendi ua heq mëditjet zyrtarëve!
dragash_kuvendiDragash - Të përzgjedhurit e popullit, në Kuvendin komunal të Dragashit, në seancën e së martës, i kanë miratuar shpenzimet buxhetore të administratës për tremujorin e parë të këtij viti, kanë bashkuar dy zyrat që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë (Zyrën e Komuniteteve dhe Zyrën për Kthim), ndërkohë që ua kanë hequr zyrtarëve komunalë të gjitha mëditjet për udhëtimet brenda vendit, me pretekst se janë bërë shumë shpenzime, si në mirëmbajtjen e makinave ashtu edhe për karburante. Opozitarët kanë dhënë mjaft vërejtje rreth tejkalimeve të shpenzimeve buxhetore gjatë këtij tremujori, ndërkohë që drejtori komunal për Ekonomi i ka arsyetuar të gjitha shifrat që ka publikuar në raport. Naim Ramadani (LDK) ka nënvizuar se raporti ka shumë paqartësi rreth linjave buxhetore, si dhe disa shpenzimeve të panevojshme. Ai, ka kërkuar edhe sqarime rreth ngritjes së pozicionit të pagave. “Si është e mundur që Zyra e Komuniteteve të harxhojë 8 mijë euro, me pesë punëtorë, Bujqësia, me 20 punëtorë, 6 mijë e 374 euro, ndërkaq Kultura, me 12 punëtorë, 4 mijë euro”, ka thënë Ramadani. Ai ka kërkuar sqarime rreth gjobave në trafik dhe në gjykata. Edhe Ymer Ademi (LDK), ka kërkuar sqarime rreth shpenzimeve për dru djegëse, si dhe për qiratë, ku gjërat, siç ka thënë, janë të pasqaruara mirë. Vërejtje rreth këtyre shpenzimeve ka dhënë edhe këshilltari i GIG-ut, Deir Jilmaz dhe ai i Vatanit, Velid Haxhisin. Megjithatë, pas dhënies së disa sqarimeve nga drejtori i Ekonomisë, Ahmet Bahtijari, i cili ka theksuar se këto shifra i përkasin dy muajve të parë të këtij viti, dhe se këto shpenzime buxhetore, gjatë kësaj periudhe, janë bërë me nikoqirllëk. Megjithatë, me shumicë votash janë miratuar këto shpenzime buxhetore, me vota nga të gjitha partitë, por jo nga të gjithë delegatët.
Pos kësaj, pas një debati midis subjekteve politike nga Gora, këshilltarët kanë miratuar Propozim-vendimin për bashkimin e Zyrës së Komunitetit dhe asaj të Kthimit, ndërkaq kanë refuzuar kërkesën e një afaristi nga Skënderaj, për shfrytëzimin e një pjese të bjeshkës së Kuklibegut, për shfrytëzimin e gurëve dekorativ që vlerësohet të ketë në këtë rajon.
Njëherësh, me propozimin e këshilltarit të vetëm të AKR-së, Mujdin Jusufit, këshilltarët kanë votuar për heqjen e mëditjeve që merrnin gjerë më tani zyrtarët komunalë, sa herë që udhëtonin jashtë territorit të komunës, brenda Kosovës. Gjithsejtë dhjetë delegatë kanë votuar për heqjen e këtij benificioni, ndërsa disa prej këshilltarëve kërkuan që të mos votohet me nguti për këtë çështje.
Share