• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bresana në Festivalin “Hasi Jehon”!
hasi_jehonGjonaj - Për të 22-ten herë, në Kodrën e Pajtimit, në fshatin Gjonaj të Hasit, të hënën ka nisur Festvali Folklorik “Hasi Jehon”. Hapjen zyrtare e ka bërë i pari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërsa Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori”, si nikoqire dhe organizatore e këtij festivali, ka përformuar para publikut e para.
Kryetari Muja, ka thënë se festivali “Hasi Jehon” është një manifestim i rëndësisë së veçantë kulturore që ndodhë në Komunën e Prizrenit. “E ndiej vetën tepër të lumtur, bashkë me ju që jeni prezentë në këtë vend historik, për të shënuar hapjen e një evenimenti të rëndësisë së veçantë kulturore të kombit tonë. Edhe folklori është njëra prej karakteristikave të kombit tonë. Hasi në këtë moment, fshati Gjonaj veçanërisht, po bëhet fole e gurgullimit të një numri të lakmueshëm të shoqërive kulturore artistike të disa viseve të trojeve tona etnike”, ka theksuar Muja.
Drejtori i këtij Festivali, Aziz Hodaj, ka thënë se të rejat e këtij festivali janë prurjet e reja nga shoqëritë kulturore-artistike. “Ka shoqëri që marrin pjesë për herë të parë. Edhe ato që marrin pjesë për disa herë kanë krijuar një rend që vijnë me përfomansa të reja. Shpresoj që të jenë të pranueshme edhe për publikun”, ka thënë Hodaj, duke shtuar se kanë pas përkrahje institucionale sivjet edhe nga Ministria e Kulturës edhe nga Komuna e Prizrenit.
Kompozitori, Sami Piraj, që është anëtar i jurisë, ka thënë se “Hasi Jehon” është njëra nga thesaret e prezantimit të trashëgimisë kulturore të Hasit dhe trojeve tjera shqiptare. “Në këtë manifestim marrin pjesë ansamblet, të cilat tashmë kanë krijuar një traditë të mirë të prezantimit. Edhe juria përzgjedhëse ka ecur në treva të ndryshme, për të prurë në festival ansamble dhe individ, të cilët tashmë kanë një kredibilitet të mirë në prezantimit e vlerave artistike. Festivali, mund të them se ka një veçanti, për vet faktin se ku mbahet, në një vend që ka një simbolikë të mirë të pajtimit të gjaqeve”, ka thënë Piraj.
Ky festival nuk ka karakter klasik garues, megjithatë, juria në përbërje të Rexhep Munishit, etnomuzikolog, Dilaver Kryeziut, koreograf, Sami Pirajt, kompozitor, Gjeladin Kastratit, profesor i muzikës dhe rapsodi i njohur nga Hasi i Shqipërisë, Hysen Dida, do të ndajë tre çmime tradicionale. Çmimin “Malësori”, për vendin e parë, për vendin e dytë çmimin “Malësorja”dhe për vendin e tretë çmimin “Lahuta”.
Të hënën, në ditën e parë të festivalit, janë prezantuar SHKA “Gjilani” nga Gjilani, SHKA “Lipjani” nga Lipjani, SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” nga Romaja, Ansambli “Shqiponja e Dukagjinit” nga Gjakova, SHKA “Bresana” nga Bresana e Opojës, Grupi Artistik nga Hasi–Krumë dhe, në cilësinë e mysafirit, SHKA “Minatori“ nga Kizhnica.
Në ditën e dytë u paraqiten Shkolla e Baletit “Lorenc Antoni“ nga Prizreni, me dy valle. Pastaj shoqëritë Kulturore Artistike “Katarina Josipi” nga Zymi, SHKA “Gurra” nga Gjilani, SHKA “Drenica” nga Skënderaj, SHKA “Salih e Feriz Krasniqi“ nga Malisheva, SHKA “Rexhë Mulliqi” nga Presheva, SHKA “Talentet e Reja-Ahmet Zogu”, nga Mati i Shqipërisë, si dhe SHKA “Zëri i Kosovës”, nga Fushë Kosova. Ndërkaq, në ditën e tretë dhe të fundit të këtij Festivali Tradicional do të paraqiten SHKA “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, SHKA “Jahi Hasani”, nga Qegrani - Gostivar, SHKA “Jehona e Dukagjinit” nga Klina, SHKA “Jehona” nga Theranda dhe SHKA “Malësori”. Më pas do të paraqitet Grupi Artistik “Bilbilat” nga Dukagjini i Shkodrës. Mysafirë do të jetë Ansambli “Rugova” nga Peja, si dhe mysafirë tjerë do të jenë, Rifat Berisha dhe Halit Gashi, këngëtarë të mirënjohur nga estrada Kosovare, të cilët kultivojnë muzikën folklorike.
Share