• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Blerim Kuçi u lirua nga paraburgimi
blerim_kuci_1Suharekë - Kreu i Suharekës, Blerim Kuçi, pas përfundimit të burgut prej 30 ditësh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të mërkurën është liruar. Qindra qytetar janë mbledhur në qendër të qytetit për ta pritur kryetarin e tyre, ku kanë organizuar një program artistik. Kuçi ishte burgosur nga EULEX-i muajin kaluar, pasi, siç është thënë, ka refuzuar të dëshmoj për një rast të krimeve të luftës, të njohur si “rasti Kleçka”.
Në një prononcim për media, Kuçi ka pohuar se mendon që ka bërë mirë që nuk ka dëshmuar për atë që i është kërkuar nga EULEX-i. “Këtë mund ta vlerësoni edhe ju, por unë ashtu kam vendosur dhe besoj që kam bërë shumë mirë”, ka thënë Kuçi. Pasi i ka përshëndetur qytetarët, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe nga kreu i Rahovecit, Smajl Latifi, Kuçi i ka falënderuar qytetarët për pritjen madhështore që i kanë bërë. “Kemi qenë bashkë para luftës, gjatë luftës dhe pas saj dhe, do të vazhdojmë bashkë të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët. Jam i lumtur që jam bir i juaj”, është shpreh i pari i Suharekës, Blerim Kuçi. Ai ka shtuar se po del nga burgu me një motiv shumë më të madh për punë. “E lash Qendrën e paraburgimit me një motiv më të madh për punë dhe me një obligim më të madh ndaj qytetarëve të Therandës dhe të Kosovës”, ka thënë Kuçi, i cili është falënderuar për sjelljet e stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për të cilët tha se kanë qenë mjaftë korrekt ndaj tij. “Nuk kam pasur asnjë komunikim, as me gjyqtarin e as me prokurorët”, ka thënë Kuçi. Pas fjalës së tij, është mbajtur një koncert me disa nga këngëtarët më të mirë të Estradës kosovare.
Share