• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Bresana” u shpërblye me çmimin “Malësori”
e Shtunë, 07 Maj 2011 08:55

bresanaGjonaj, 07 maj 2011
– Ashtu siç edhe kishin shpresuar anëtarët e SHKA “Bresana”, nga fshati me po të njëjtin emër në Opojë, rezultoi se vlerat e kësaj treve shqiptare, në komunën e Dragashit, vlerësohen lartë nga ekspertët kulturorë dhe publiku i gjerë. Festivali folklorik “Hasi jehon”, organizuar në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Hasit, për të 22-ën herë me radhë, të mërkurën mbrëma nxori “Bresnën” si SHKA më të përgatitur dhe më origjinale në kultivimin e vlerave kulturore të një treve të vogël dhe të skajshme shqiptare, në Kosovë. Juria profesionale, në përbërje nga Dilaver Kryeziu, Rexhep Munishi, Sami Piraj, Isen Didaj dhe Xheladin Kastrati, me çmimin “Malësori” e ka shpërblyer Shoqërinë kulturo-artistike “Bresana” nga fshati Bresanë. Ky është çmimi i parë që ndahet në këtë eveniment kulturor, ndërsa me çmimin e dytë u shpërblye SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” nga fshati Romajë e Hasit, përderisa çmimin e tretë, përkatësisht “Lahutën”, e mori ansambli i Gjilanit. Aziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, e cila e organizon këtë festival, tha në përfundim të natës së tretë se shpërblimi më i madh i takon publikut, i cili për tri net ishte i mrekullueshëm.”Ia dolëm edhe kësaj radhe ta bëjmë një festival që vlerësohet nga ekspertët, institucionet e kulturës dhe vetë publiku”, tha Hodaj. Në këtë festival juria ka shpërblyer edhe shumë grupe dhe individë, për paraqitjen e tyre në festival, ku gjatë tri ditëve u paraqitën më shumë se 15 ansamble nga hapësirat mbarëshqiptare.


Share