• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash fillojnë projektet kapitale!
e Diel, 08 Maj 2011 17:40

asfaltDragash, 08 maj 2011 - Realizimi i projekteve kapitale, të planifikuara për sivjet, nis me asfaltimin e tri rrugëve lokale në trevën e Gorës, si dhe asaj të Qendrës së Biznesit, me një gjatësi prej rreth 8 kilometrash, për të cilat nga buxheti i komunës janë siguruar 450 mijë euro. Zyrtarët lokalë shpresojnë se këto mjete do të mjaftojnë për realizimin e tërësishëm të këtyre projekteve. Ata thonë se këtu fillon realizimi i një mori projektesh që do të realizohen këtë vit. “Me asfaltimin e këtyre rrugëve, nis realizimi i një vistër projektesh nga lista e prioriteteve të parapara për sivjet. Nga këto investime kapitale, 200 mijë euro do të shpenzohen për asfaltimin e rrugës së Leshtanit, 50 mijë për përfundimin e asaj të Zlipotokut dhe Kërstecit, ndërkaq 200 mijë euro për rrugën e Qendrës së Biznesit në afërsi të Dragashit”, ka thënë Salim Jenuzi, kryetar i komunës së Dragashit, për të shtuar se në këtë mënyrë do të evitohen mjaft vështirësi,  me të cilat janë përballur banorët e këtyre tri fshatrave më të thella malore. Tutje, ai ka pohuar se realizimi i këtyre projekteve, pritet të fillojë këto ditë, ndërkaq më pas do të vazhdojnë investimet në ujësjellës e kanalizime.
Uzair Hamza, nga Zyra e Komuniteteve, ka thënë se, pas asfaltimit të këtyre rrugëve, në trevën e Gorës, që ka gjithsejtë 18 fshatra, pa rrugë të asfaltuara kanë ngelur edhe tri fshatra, Orçusha, Dikanca dhe Baçka. Edhe zyrtarët e Zyrës së prokurimit, bëjnë të ditur se, pos realizimit të këtyre projekteve, është shpallur tenderi edhe për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për qytezën e Dragashit, si dhe për disa fshatra të Opojës dhe Gorës. “Për fazën e parë të një ujësjellësi madhor, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm qytezën dhe disa fshatra të Opojës dhe Gorës, është shpallur tenderi, pasi që Komuna ka siguruar një sasi të konsiderueshme të investimeve kapitale”, ka thënë Shenasi Qafleshi, nga Zyra e Prokurimit, duke shtuar se janë shpallur edhe disa tenderë për kubëzimin e disa rrugëve lokale.


Share