• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bora e vonuar mbyll shkollën!
shkolla_resteliceRestelicë - Të ftohtit, nga bora që ra të hënën, e ka ndërprerë mësimin në shkollën e fshatit Restelicë, në trevën e Gorës së Dragashit. Përgjegjësi i mësimit paralel në këtë shkollë, e cila punon me dy sisteme arsimore, Misin Hoxha, ka kërkuar ndihmën e zyrtarëve lokalë në Dragash, për hapjen e shkollës. Sipas tij, shkolla është mbyllur pa kurrfarë paralajmërimi dhe rreth 700 nxënës janë kthyer në shtëpi. “Është befasuese që të mbyllet shkolla, pa kurrfarë paralajmërimi dhe pa u njoftuar se kurë do të hapet sërish”, ka thënë Hoxha. Nga ana tjetër, Mulaim Kaçka, drejtor legjitim i kësaj shkolle, ka pohuar se vërtetë nuk është mbajtur mësimi në këtë shkollë, të martën, por jo për ndonjë arsye tjetër, siç manipulojnë drejtuesit e mësimit paralel, por për shkak të të ftohtit që erdhi pas rënies së borës, të hënën. “Në mungesë të lëndëve djegëse nuk ka qenë e mundur të ngrohet shkolla, e që ato nuk mund të sigurohen tani, për shkak se ka kaluar afati i ngrohjes.
Qasip Kushi, nënkryetar Komune, nga radhët e këtij komuniteti, i ka demantuar manipulimet rreth ndërprerjes së mësimit. Ai ka theksuar se, më mirë është që të ndërpritet mësimi, derisa të ngrohet moti, se sa të sëmuren nxënësit. “Çdo ditë e humbur do të kompensohet në fund të vitit shkollor. Prandaj, janë të dëmshme thashethemet, qoftë nga drejtuesit e mësimit paralel, qoftë nga kushdo tjetër”, ka thënë Kushi, duke shtuar se nuk ka qenë e mundur të paralajmërohen nxënësit, ngase askush nuk ka pritur që do të bie borë. Nënkryetari, Kushi, i cili është po nga ky fshat, ka kërkuar nga organet kompetente të Arsimit që, gjatë sigurimit të mjeteve për lëndë djegëse, të kihet parasysh fakti se në këtë rajon sezoni i dimrit nuk përfundon më 15 prill, por shumë më vonë. Mësohet gjithashtu se në shkollën e Krushevës, për shkak të të ftohtit, mësimi është mbajtur me orar të shkurtuar.
Share