• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bizneset e Dragashit, me shumë halle!
e Enjte, 12 Maj 2011 18:31

treguDragash, 12 maj 2011
- Prej afërsisht 800 bizneseve të regjistruara në komunën e Dragashit, aktive janë rreth 700 prej tyre, ndërkaq ka edhe të atilla që vetëm figurojnë në letër. Kur kihet parasysh fakti se shumica e tyre janë punëtori të vogla zejtare, apo shitore tregtare, të cilat me afarizmin e tyre e kanë mjaft vështirë të mbijetojnë, tek personat që duan të hapin biznese të reja futet një frikë, sepse të merresh me biznes në komunën më të skajshme të Kosovës, nuk është edhe aq punë e lehtë. B
izneset e mesme që veprojnë me sukses në këtë komunë, mund të numërohen në gishtat e njërës dorë. Të tilla janë edhe benzinalet (pompat e karburanteve), për të cilat njohësit e këtij lëmi vlerësojnë se ato nuk janë të planifikuara mirë. Afaristët e këtushëm ankohen se u mungon mbështetja institucionale, e në veçanti në drejtim të pengimit të konkurrencës jolojale. Nuridin Bajrami, pronar i ndërmarrjes “Hit Flores”, e cila merret me shitjen e produkteve ushqimore dhe paketimin e çajit, thekson se, po qe se nuk ndërmerret diç në drejtim të pengimit të të gjithë tregtarëve që nuk i kanë të licencuara firmat e tyre, atëherë do të jetë edhe më vështirë të veprohet. Ngjashëm janë shprehur edhe disa afaristë të tjerë, të cilët radhisin një vistër vështirësish, me të cilat përballen, duke përmendur reduktimet e energjisë elektrike, infrastrukturën mjaft të dobët rrugore, mungesën e kreditimit dhe shkallën e lartë të kamatave, mungesën e donacioneve nga bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, si dhe largësinë nga qendrat tjera të vendit, gjë që i shtrenjton dukshëm prodhimet e tyre. “Po qe se dëshirohet që ne të mos kemi fatin e atyre 80 bizneseve, të cilat tashmë janë mbyllur, duhet të ndërmerret diç nga kompetentët, në drejtim të krijimit të parakushteve për konkurrencë të barabartë. Ndryshe, edhe ne do të bëhemi barrë e skemës sociale”, thotë Bajrami.
Përkitazi me këtë, zyrtarët komunalë në Dragash pohojnë se i kuptojnë vështirësitë dhe brengat e drejtuesve të biznesit privat, por që, siç thonë, krejt çka kanë mundur të bëjnë si pushtet lokal, është vetëm fakti se ua kanë ulur taksat komunale. Neshat Halimi, zyrtar komunal për licencimin e bizneseve, thotë se gjendja e përgjithshme ekonomike, e cila po mbretëron në Kosovë, natyrisht se ka ndikuar edhe tek bizneset e kësaj komune, e cila ka edhe vështirësi shtesë, në radhë të parë, largësia e madhe nga qendrat tjera të vendit. Halimi ka shprehur brengën e tij dhe institucionit që drejton, duke thënë se është i vetëdijshëm me përballjen dhe shumë probleme shtesë që kanë biznesmenët e kësaj komune, por që aktualisht ai nuk mund të ndihmoj më shumë, se sa që mundohet tani rreth lehtësimit të pajisjes me dokumente.


Share