• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edi Rama, fiton edhe Tiranën?
e Shtunë, 14 Maj 2011 16:17

edi_ramaTiranë
- Merr fund gara e madhe për Tiranën, duke shpallur fitues, me një rezultat shumë të ngushtë, Edi Ramën. Procesverbali i fundit, i firmosur në KZAZ-në numër 49, konfirmoi numërimin e kutisë së fundit, nga ku rezultoi fitues kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama, me një diferencë prej vetëm 10 votash, kundrejt kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
 Në kryeqytetin e Shqipërisë ka nisur festa e simpatizantëve të partisë Socialiste, të cilët brohorasin emrin e kandidatit të tyre, Edi Rama. Nga ana tjetër, ndonëse me skepticizëm, festojnë “fitoren” edhe simpatizantët demokrat, të cilët shpresojnë ende në fitoren e kandidatit të tyre, Lulzim Basha.
 
Berisha: Presim rezultatin nga KQZ-ja
 
Kryeministri Berisha u bëri thirrje simpatizantëve të partisë së tij dhe partive të tjera politike që të presin me qytetari të vërtetë finalizimin e procesit, pasi, sipas tij, të dhënat nga PD-ja nxjerrin Bashën fitues, ndërkohë që të dhënat nga PS-ja nxjerrin Ramën si fitues.
Në këtë dalje për mediat, Berisha paralajmëroi se në vend ka institucione që shqyrtojnë ankesat dhe duhet të pritet vendimi i tyre, pasi fitorja është shumë e ngushtë.
Kryeministri Berisha kërkoi që KQZ-ja të shpallë rezultatin zyrtar, duke akorduar një për një rezultatet, sipas procesverbaleve të KZAZ-ve.
Share