• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Borxhlinjtë tatimor, brengë e Komunës!

dragash_amblemaDragash
- Arkëtimi i mjeteve të tatimit në pronë, në tremujorin e parë kënaq drejtuesit e Komunës së Dragashit, por që borxhet e mëdha nga vitet e kaluara, të cilat kanë arritur shumën afërsisht sa dy buxhete të Komunës, paraqesin brengë për zyrtarët aktualë të kësaj komune të varfër. Zyra e tatimit në pronë, bënë të ditur se, nga 130 mijë euro, aq sa janë të faturuara për vitin 2011, në emër të tatimit në pronë, deri më 10 maj janë arkëtuar 23 mijë euro, e që shpresohet se deri në përfundim të këtij viti kalendarik do të realizohet shuma e planifikuar. “Ne na brengos borxhi i madh nga AKM, përkatësisht AKP, si dhe nga firmat më të mëdha”, ka deklaruar Fadil Selmani, shef i financave në administratën komunale. Sipas tij, këto borxhe arrijnë shumën rreth 200 mijë euro, prandaj ekziston kjo brengë tek ta. “Megjithatë, jemi këmbëngulës që këtë çështje, e cila po zvarritet një kohë të gjatë, një ditë do ta zgjidhim në tërësi. Kjo, sepse nuk është mirë që borxhet të kërkohen vetëm nga qytetarët, të cilët dita më ditë po varfërohen, ndërkaq të anashkalohen ata që kanë shumë borxhe dhe kanë mundësi për t’i paguar. Mu për këtë, gjatë këtyre ditëve, kjo zyrë ka intensifikuar angazhimet, përmes shpërndarjes së vendimeve për borxhlinjtë dhe se këtë çështje do ta aktualizojmë edhe përmes mekanizmave të tjerë ekzekutiv, derisa të bëhet arkëtimi i tërësishëm i të gjitha borxheve", ka nënvizuar , Selmani.
 
 
Share