• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Preferohet buxhetimi me pjesëmarrje!
e Mërkurë, 25 Maj 2011 18:54

Dragash, 25 maj 2011
 - Buxhetimi me pjesëmarrje të gjerë, kriteret, zbatimi dhe prezantimi i tij, ishin temë e debatit, të mërkurën, në trajnimin e organizuar, nga ATRC-ja, me zyrtarët komunalë dhe shoqërinë civile në Dragash.atrc Nora Susuri, menaxhere për Trajnim dhe Shërbime të Konsulencës në ATRC, i ka njoftuar të pranishmit se si bëhet buxhetimi me pjesëmarrje, duke marrë si shembull Bashkinë e Elbasanit në Shqipëri “Ky është një mekanizëm, i cili u mundëson qytetarëve që të marrin pjesë në vendimmarrje në menaxhimin e të gjitha, ose të një pjese të burimeve aktive të financave publike të pushtetit lokal. Buxhetimi me pjesëmarrje ka për qëllim ngritjen e transparencës, përgjegjësinë dhe përfshirjen sociale në qeverisje”, ka thënë Susuri. Në trajnim është zhvilluar edhe një debat gjithëpërfshirës, në të cilin zyrtarët komunalë kanë kritikuar shoqërinë civile për, siç u tha, mosaktivitet. Ndërkaq përfaqësuesit e shoqërisë civile janë ankuar se po ngulfatet aktiviteti i tyre, pikërisht nga pushteti lokal.
Lidhur me buxhetin dhe investimet kapitale, duke filluar nga nevojat e qytetarëve e deri tek miratimi i tij në Kuvendin komunal, Ahmet Batjari, drejtor komunal i Ekonomisë, ka shprehur brengën për mospjesëmarrjen e duhur të qytetarëve në dëgjimet publike, ku debatohet rreth prioriteteve në realizimin e projekteve kapitale, për të cilat tha se këtë vit do të jenë më të mëdha. Jeton Ramadani, Qamil Kolloni dhe përfaqësues të tjerë nga Shoqëria Civile, megjithatë, e kanë kritikuar pushtetin lokal për indiferentizëm ndaj shoqërisë civile. Por, Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, ka vlerësuar se bashkëpunimi me OJQ-të është i mirëseardhur, por që nga 40 të tilla, sa janë të regjistruara në komunën e Dragashit, vetëm njëra prej tyre ka treguar rol të mirëfilltë në fokusimin e interesave të qytetarëve në tërësi, e në veçanti për trevën e Gorës.
 
 
Share