• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vazhdon “Festivali Rinor - 2011”
e Mërkurë, 25 Maj 2011 19:23

festivali_rinorDragash - Në vigjilje të festave të majit, Ditës së Evropës dhe të Dialogut Evropian, në Shtëpinë e Kulturës, në Dragash, po vazhdon “Festivali Rinor”, i cili ka filluar të martën. Ky manifestim kulturor, të cilin për çdo vit e organizojnë Drejtoria komunale e Kulturës dhe Qendra Rinore e Dragashit, po shpalos vlera etno-muzikore nga treva e Opojës dhe ajo e Gorës, e që do të zgjasë 4 ditë.
Kamber Kamberi, drejtor komunal për Kulturë, Rini e Sport, në Dragash, gjatë hapjes së këtij festivali, ka vlerësuar se përparësia që ka Kosova kundrejt shteteve tjera të Evropës, është numri i madh i të rinjve. “Vendi, i cili ka aq shumë të rinj, padyshim që do të ketë perspektivë të ndritshme”, ka thënë, mes tjerash, Kamberi. Ndërkaq, Nexhat Tërshnjaku, zyrtar komunal për Rini e Sport, ka bërë të ditur se festivali, i mbështetur tradicionalisht nga ProCredit Banka dhe donatorë të tjerë, ka karakter garues. “Pas prezantimit të garuesve, në përmbyllje të festivalit, juria profesionale do të shpallë grupet dhe individët më të suksesshëm”, ka njoftuar Tërshnjaku.
Share