• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kurti nuk e do Dragashin të bëhet Mitrovicë!

vetevendosje_dragashDragash
- Lideri e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, të shtunën qëndroi në Dragash, ku mori pjesë në mbledhjen e pare zgjedhore të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje”, në këtë komunë. Të pranishmëve në sallën e Kuvendit komunal, ku u mbajtë mbledhja, Kurti u tha se Lëvizja që drejton ai, gjithnjë e më tepër po shtrihet kudo në Kosovë “Qëllimi ynë politik është që të shtrijmë aktivitetin tonë në çdo cep të Kosovës, sepse vetëm ashtu do të fuqizohemi dhe më lehtë do të realizojmë platformën tonë politike. Me aktivitetin tone politik, nuk do të lejojmë që Dragashi të shndërrohet në një Mitrovicë të dytë, ashtu siç janë edhe synimet e disa qarqeve që veprojnë publikisht”. Sipas Kurtit, janë dy procese, të cilat janë duke ndodhur aktualisht, e që po e pengojnë seriozisht ecjen e Kosovës drejt synimeve të saja. “Është ky procesi i bisedimeve me Serbinë, i cili synon që Kosovën ta plandos politikisht, si dhe ai i privatizimit, i cili do ta lodhë Kosovën edhe në aspektin ekonomik. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë që këto rezultate të ndodhin”, është shprehur kategorik Kurti , duke i porositur anëtarët e subjektit të tij në këtë komunë, që të jenë sa më konsekuentë në veprimin politik, ngase, sipas tij, angazhimi për atdheun nuk kryhet kurrë. “Këtë angazhim e kanë kryer vetëm dëshmorët e kombit, Koncepti ynë politik nuk përfundon në një afat të shkurtër, por ai është i vijueshëm. Në rrugën tonë të gjithë duhet të jen të durueshëm dhe të palodhshëm, siç kanë qenë të palodhshëm rilindësit tanë”, ka thënë mes tjerash lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
 
 
Share