• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edicioni i Parë
e Martë, 13 Tetor 2009 15:40
Dragash - Sot kryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, Lulzim Rifaj, ka mbajtur mbledhjen përmbyllëse me delegatët e këtij legjislativi.Në këtë mbledhje, nuk ishte paraparë asnjë pikë e rendit të ditës për shqyrtim, por vetëm u mbajt fjalimi përmbyllës nga kryesuesi, si dhe nga shefi i Grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare (LDK), Naim Ramadani. Ky i fundit, edhe në këtë fjalim përmbyllës, kritikoi pozitën, e cila, sipas tij, nuk i ka përfshirë kërkesat e LDK-së për shqyrtimin e dy pikave të rendit të ditës.Raporti i  punës së auditorit të brendshëm dhe raporti i komisionit nga paneli intervistues i kandidatëve për drejtorë të shkollave fillore, ishin dy pikat që LDK-ja i kishte kërkuar për shqyrtim dhe sot, kur kjo legjislaturë përfundoi mandatin, ato mbetën pa u shqyrtuar.

Pas diskutimit të Ramadanit, kryesuesi dha sqarime se këto pika nuk kanë qenë nën kompetencat e legjislativit lokal dhe, me këtë arsyetim, ai e përmbylli seancën, pa iu dhënë rast delegatëve të tjerë që të mbajnë fjalime përmbyllëse. (R.SH)


Dragash
- Në drekën që shtroi sot kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, e cila kishte për qëllim përshëndetjet lamtumirëse midis delegatëve të legjislaturës komunale, e cila përfundoi mandatin, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk morën pjesë, të revoltuar me sjelljet e pozitës, të cilën e akuzuan se nuk i ka përfillur kërkesat e tyre.
Vërejtjet më të mëdha, kjo parti i ka adresuar tek kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj, të cilin e kanë quajtur arbitrarist. Delegatët e LDK-së shprehën revoltën e tyre, edhe për udhëheqjen e sotme të seancës, të cilën e quajtën si formale. Naim Ramadani, shef i grupit parlamentar të LDK-së, tha se kjo seancë i ka vënë pikën, dy kërkesave të rëndësishme të tyre, për të cilat tha se nuk do të heqin dorë. Ai akuzoi kryesuesin, edhe për faktin se përfundimin e seancës e bëri, pa ua dhënë mundësinë delegatëve që të mbajnë fjalime. (R.SH)
Dragash
- Partitë opozitare që ishin pjesë e legjislaturës komunale, gjatë dy viteve të kaluara, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën shpalosën punën e tyre gjatë këtij mandati.
Naim Ramadani, nga LDK-ja, tha se kjo parti, me pesë delegatët e saj në Kuvendin Komunal të Dragashit, ka dhënë kontribut të madh, në shtyrjen përpara të proceseve progresive dhe parandalimin e proceseve që kjo parti i ka vlerësuar të dëmshme. Ai në këtë konferencë, tha se kërkesat dhe propozimet e partisë së tij, gjithnjë janë anashkaluar nga partia në pozitë (PDK).Mahmut Mahmuti, nga AAK, është pajtuar me konstatimet e LDK-së, duke shtuar se kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka bërë shkelje ligjore, pasi nuk ka raportuar në kuvend, në lidhje me raportin e Auditorit të Brendshëm.

Ndërkaq, Qamil Kolloni, nga LDD-ja, përpos që ka akuzuar pozitën për disa anashkalime të çështjeve, me rëndësi të përgjithshme, një dozë kritike ka adresuar edhe ndaj LDK-së, për të cilën tha se nuk e ka mbështetur, kur ai i ka ngritur disa shqetësime në Kuvend. (R.SH)


Prishtinë
- Presidenti i Republikës,Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, bënë sot ngritjen simbolike të flamurit shtetëror të Kosovës, në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës. Me këtë rast, presidenti Sejdiu shprehu angazhimin e plotë institucional për intensifikimin e mëtejmë të këtyre projekteve, duke vënë në pah se ato paraqesin identitetin e vendit.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, theksoi se ky flamur do të jetë simbol i shtetësisë së Kosovës. Ai bëri të ditur se ndërmarrja që ka dhënë iniciativën dhe e ka përkrahur materialisht vënien e shtyllës, e cila është e gjatë tridhjetë metra, ndërsa flamuri dhjetë metra, është përkrahur nga Komuna, pasi që ai do të jetë simbol i Republikës së Kosovës dhe i shtetësisë. (KosovaLive)


Prishtinë
- Me 61 vota për, 11 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi përbërjen 9- anëtarëshe për Bordin e ri të RTK-së. Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës, pro këtij bordi votuan edhe dy partitë opozitare, AKR dhe LDD, ndërsa kundër votuan deputetët e AAK-së.
Anëtarë të Bordit të RTK-së do të jenë: Ali Podrimja, Avni Abazi, Arif Bozaxhi, Shukrije Gashi, Rrahman Paçarizi, Lindita Tahiri, Naime Beqiraj, Aleksandër Janiçeviq dhe Shemsi Syla. Sipas Ligjit për RTK-në, një e treta e anëtarëve të Bordit, do të emërohen me mandat dyvjeçar, një e treta me mandat trevjeçar dhe një e treta me mandat 4 vjeçar. Bordi i RTK-së, në mbledhjen e parë pritet të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin, ndërsa gjatë javëve në vazhdim, do të shpall konkurs për pozitat udhëheqëse të Televizionit publik. (RTK)

 

Share