• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miratohet Plani Lokal i Biodiversitetit

kuvendi_dragashDragash
- Për herë të dytë, këshilltarët e Kuvendit komunal të Dragashit, në seancën e së hënës, kanë kritikuar mjaft tekstin e Planit Lokal të Biodiversitetit, në të cilin, sipas tyre, sërish nuk janë inkorporuar vërejtjet e Komisionit të këtij kuvendi. Para dy muajsh, ky dokument nuk u miratua, për shkak të lëshimeve evidente dhe është lënë që të plotësohet. Megjithatë, këshilltarët thanë se nuk janë inkorporuar kërkesat e tyre. Naim Ramadani (LDK), në mbledhjen e sotme tha se ky plan, sërish është i pakompletuar dhe se nuk janë inkorporuar vërejtjet e komisionit që emëroi ky Kuvend në mbledhjen e kaluar. “Në dokument thuhet se po shkatërrohen pyjet, ndërsa në realitet ato në këtë komunë janë ndër më të ruajturat në vend. Ndërkaq harta dhe fotografitë nuk kanë kurrfarë lidhje me tekstin e planit. Ka edhe shumë lëshime të tjera, gjë që nuk mund ta votojmë si të tillë”, ka thënë Ramadani, duke pyetur se përse është vonuar dy muaj ky dokument, mjaft i rëndësishëm për këtë komunë.
Edhe Mitat Fejza (PDK), është pajtuar me vërejtjet e parafolësit, por që, sipas tij, për të mos dështuar investimet nga donatori, ky dokument duhet të miratohet. Ndërkaq, Qamil Kolloni (LDD), ka thënë se hartimi i këtij plani, me shumë lëshime e mangësi, dëshmon joseriozitetin e hartuesve të tij, prandaj edhe nuk duhet të miratohet. Edhe këshilltarë të tjerë, si Deir Jilmaz (GIG), Blerim Piraj (AAK), adresuan mjaft kritika rreth hartimit të këtij dokumenti.
Në anën tjetër, Shqipe Neziri, përfaqësuese e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), ka theksuar se dokumenti është përgatitur, si pjesë e projektit “Biodiversiteti dhe Shërbimet e Ekosistemit për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal në Ballkanin Perëndimor”, i udhëhequr nga Qendra Evropiane për Konservimin e Natyrës (ECNC) dhe financuar nga Qeveria e Finlandës. “Dokumenti mund të ketë lëshime eventuale, por që të gjitha të dhënat janë marrë nga Grupi Komunal i Veprimit”, ka thënë ajo. Në përfundim të kësaj pike të rendit të ditës, për hir të investimeve, është miratuar ky dokument, me kusht që të plotësohet me vërejtjet e dhëna nga këshilltarët.
 
 
Share