• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kryqi i Kuq apelon për ndihmë!

sevdaDragash
- Zyra e Kryqit të Kuq në Dragash, ditë më parë ka organizuar një trajnim për të rinjtë, për t’iu ndihmuar qytetarëve në disa fusha. Muamer Rexhepi, sekretar i Kryqit të Kuq, njoftoi se në trajnimin e parë janë aftësuar pesë të rinj, nga dy komunitetet e kësaj komune. Ndërkaq, në trajnimin e dytë është bërë aftësimi i pesë të tjerëve, për strehim dhe menaxhim të kampingut. “Përpos kësaj, në trajnimin e tret janë aftësuar edhe pesë të rinj, për kërkim dhe shpëtim, në rastet e fatkeqësive eventuale. Trajnimet e tilla dëshmojnë se organizata jonë nuk e ka mision vetëm ofrimin e ndihmës për skamnorët, por edhe për t’i ndihmuar qytetarët në këto fusha”, ka thënë Rexhepi, duke u ankuar se organizatës që drejton ai, i mungojnë kohët e fundit ndihmat ushqimore dhe veshmbathjet, të cilat do t’iu dedikoheshin skamnorëve.
Sa i përket mbështetjes për nevojtarët, me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe ndihma të tjera, Rexhepi ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq nuk ka mjete materiale. “Mjerisht, këto ndihma tani janë pakësuar tej mase. Krejt ajo që mund të bëjmë për këtë kategori të shoqërisë, e që në komunën tonë janë të regjistruara rreth 100 familje që jetojnë në varfëri ekstreme, janë vetëm apelet që i bëjmë përmes mjeteve të informimit, drejtuar të gjithë atyre që kanë mundësi të ofrojnë ndihma të tilla. E dimë se ka shumë familje që mund ta bëjnë këtë, prandaj i lusim që të ofrojnë ndihma për skamnorët, përmes Kryqit të Kuq”, apelon sekretari i degës së kësaj organizate në Dragash, Muamer Rexhepi.
Share