• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lubrani premton mbështetje për Dragashin!

kryetari_undpDragash
- Koordinatorja për zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Osnat Lubrani, e shoqëruar edhe nga shefat e agjencive të OKB-së që veprojnë në Kosovë, ka vizituar të premten komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi. Duke folur për angazhimin e agjencive të OKB-së në Kosovë, që nga përfundimi i luftës, Lubrani ka theksuar se këto agjenci do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tej në vendin tonë, në mënyrë që ta mbështesin zhvillimin e vendit, në të gjitha fushat e jetës.
Sa i përket komunës së Dragashit, Lubrani ka premtuar mbështetje të plotë nga agjencitë e OKB-së për zhvillimin e kësaj komune, e cila konsiderohet ndër më të varfrat në Kosovë. “Kjo komunë ka aq shumë probleme dhe nevoja, sa që as ne nuk mund t’i zgjedhim të gjitha. Mirëpo, besoj që agjencitë e OKB-së në Kosovë, do ta mbështesin në ecjen përpara, në shumë fusha të jetës. Poashtu, këto agjenci do ta luajnë edhe rolin e avokimit për mbështetjen e kësaj komune”, ka thënë Lubrani, duke shtuar se, për ta realizuar këtë mbështetje, nevojitet mbështetja dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Komunës dhe agjencive të OKB-së në Kosovë.
Nga ana tjetër, i pari i Komunës, Salim Jenuzi, pasi ka dhënë një pasyrë gjithëpërfshirëse për Dragashin, ka thënë se në këtë komunë, për shkak të kushteve të vështira jetësore, migrimi i popullatës është gjithnjë e më i madh. “Popullata në komunën tonë jeton, kryesisht nga të ardhurat që familjarët i dërgojnë nga jashtë vendit”, ka thënë Jenuzi, duke shtuar se nevojat për zhvillimin e komunës janë shumë të mëdha, siç është krijimi i vendeve të reja të punës, menaxhimi i mbeturinave, furnizimi më i mirë i qytetarëve me ujë të pijshëm etj. “Kjo komunë, të paktën, mund të mburret me resurset që ka për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit. Me gjithë vështirësitë në të gjitha fushat e jetës, duhet lavdëruar popullata për marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërnacionale midis shqiptarëve dhe goranëve”, ka thënë Jenuzi, duke shfaqur kënaqësinë për rezultatet që deri tani i ka arritur Projekti i UNDP-së për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Dragashit.
Përfaqësuesi i Zyrës Rajonale të UNHCR-së e ka lavdëruar bashkëpunimin e Komunës me këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, sidomos në mbështetjen konkrete rreth procesit të kthimit të të zhvendosurve.Takimit të Lubranit dhe shefave të agjencive të OKB-së në Kosovë, me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i ka paraprirë një prezantimi i Raportit të UNDP-së për Zhvillimin Njerëzor në Kosovë, për vitin 2010, të cilin para Bordit të Drejtorëve të KK-së dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, e kanë paraqitur zyrtarët e UNDP-së, Denis Nushi dhe Mytaher Haskuka.
 
 
Share