• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Beqaj u takua me afaristët e Dragashit!

beqaj_jenuziDragash
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj , gjatë takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Dragashit dhe afaristët nga kjo trevë, potencoi rritjen e konkurrencës, fuqizimin e sektorit privat, gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime dhe për krijimin e ambientit të sigurt dhe stabil për biznes, duke përcaktuar dinamikën konkrete të realizimit të tyre. “Qeveria është përcaktuar për rritje ekonomike vjetore nga 7 deri në 8 përqind, uljen e papunësisë nga 8 deri në 10 përqind për çdo vit, privatizimin e aseteve publike, reduktimin e barrierave për krijimin dhe zhvillimin e biznesit, revitalizimin e bujqësisë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës përmes Partneritetit publiko-privat”, tha të hënën ministri Beqaj, duke potencuar synimet e Qeverisë, për të cilën tha se do të angazhohet në krijimin e politikave të favorshme fiskale, kalimin nga ekonomia joformale në atë formale dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Sa i përket zhvillimit ekonomik, Beqaj tha se Qeveria e Kosovës do të aprovojë formalisht edhe afatet konkrete në realizimin e prioriteteve, duke planifikuar njëkohësisht efektet e pritshme të realizimit të programit qeveritar.
Të pranishëm në këtë takim, pronarët e bizneseve private shtruan një varg kërkesash, të cilat, sipas tyre, duhet t’i merr për bazë Qeveria, me qëllim të shtimit të numrit të punëtorëve dhe zhvillimit të biznesit lokal. Qamil Kolloni, i tha ministrit Beqaj se politikat fiskale që aplikon ATK-ja, do të duhej të kishin trajtim të ndryshëm për zonat rurale, si dhe të definohej karakteri i pronës shoqërore, ku mbi 60 për qind e saj konsiderohet si pronë shoqërore e pashfrytëzuar. Ndërkaq, Agim Beshiri, përfaqësues nga “Remateksi”, ka kërkuar nga ministri që të zgjidhet problemi i referencave të BE-së për eksportimin e mallrave, e që kjo, sipas tij, do të ndikonte në rënien e eksportit dhe zvogëlimin e numrit të punëtorëve. Nuridin Bajrami, pronar i ndërmarrjes “Hit-flores”, kompani kjo që merret me grumbullimin e bimëve industriale, ka kërkuar përkrahje të drejtpërdrejtë nga Qeveria për investime në këtë ndërmarrje, me qëllim të shtimit të numrit të punëtorëve. I pyetur rreth fatit të HC “Zhuri”, ministri Beqaj, ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti nuk do të dihet se si do vejnë punët, sepse ende nuk ka përfunduar analiza rreth vlefshmërisë së këtij projekti.
 
 
Share