• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nesër në Prizren “Sfida shqiptare”!

lidhja_prizrenPrizren
- Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, më 10 qershor, “Aleanca Kuq e Zi” organizon panelin me temë: “Sfida shqiptare”, në të cilën do të marrin pjesë akademikë, intelektualë, historianë dhe figura të shquara të kombit, nga të gjitha trevat shqiptare.
Duke iu referuar ftesës që ka shpërndarë kjo aleancë, në panel do të marrin pjesë: Kreshnik Spahiu, me temën: “Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme”. Esat Stavileci, me temën: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve”. Kim Mehmeti, me temën: “Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike”. Parim Kosova, me temën: “Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare”. Lorik Cana, me temën: “Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!”. Mehmet Kraja, me temën: “Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare”. Uran Butka, me temën: “Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri”. Ekrem Kryeziu, me temën: “Globalizmi dhe shoqëria shqiptare”. Aleksandër Çipa, me temën: “Mediet dhe sfidat shqiptare”. Sabri Maxhuni, me temën: “Drejt shtetit kombëtarë”. Ibrahim Gashi, me temën: “Unifikimi i teksteve shkollore” dhe Hysen Matoshi, me temën: “Historia dhe kombi”. Paneli mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, me fillim në orën 11:45 minuta.
 
 
Share