• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi kremtoi Ditën e Çlirimit!

salim_jenuziDragash
- Komuna e Dragashit, me aktivitete të ndryshme, ka shënuar të mërkurë 12-vjetorin e çlirimit nga Serbia. Data e sotme shënon ditën kur pjesëtarët e UÇK-së u futën në Dragash, në vitin 1999 dhe mbahet në mend si dita më kontroverse ndër banorët e këtushëm, pasi shqiptarët festonin, ndërsa banorët e trevës së Gorës tentonin ta braktisnin vendlindjen nga frika. Megjithatë, falë mirësjelljes së ushtarakëve të UÇK-së, ata u parandaluan dhe u binden se çlirimi ishte për të gjithë, pa dallim kombi. Pavarësisht kësaj sjelljeje, udhëheqësit politik, ushtarak dhe policor të këtij komuniteti, sot e kësaj dite kanë braktisur vendin, ndonëse pa asnjë pengesë vijnë si mysafir në vatrat e tyre “Pikërisht më 15 qershor të vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ndihmuar nga NATO-ja, hyri triumfalisht në qytezën e Dragashit, duke e shporrur përgjithmonë çizmen e soldateskës serbe nga këto troje”, është shprehur në akademinë solemne, të organizuar për këtë përvjetor, Salim Jenuzi, kryetar Komune. Ai ka përkujtuar se, atëbotë, në radhët e UÇK-së janë radhitur edhe shumë djem e vajza nga kjo anë, të cilët nuk e kursyen as më të shtrenjtën, jetën e tyre, për lirinë e Kosovës. Duke apostrofuar të arriturat e kësaj Komune, në liri, Jenuzi ka spikatur se shtet i ri kërkon angazhime të mëdha “Prandaj, ne jemi duke u përpjekur vazhdimisht që ta bëjmë sa më të lehtë jetën e qytetarëve tanë, të cilët kanë përjetuar një të kaluar shumë të hidhur. Në funksion të kësaj, pos projekteve të tjera, këtë vit do të fillohet me realizimin e një projekti madhor, me të cilin do të furnizohen me ujë të pijshëm Dragashi dhe shumë fshatra të trevës së Opojës dhe Gorës”, ka njoftuar Jenuzi.
Nënkryetari i Komunës, nga radhët e komunitetit pakicë, Çasip Kushi, ka thënë se për këtë ditë të madhe, është dashur të flasin më shumë ata që e kanë rrezikuar, apo edhe e kanë dhënë jetën, me qëllim që ne sot të jetojmë të lirë e të bashkuar. “Ai që ia mësynë zhdukjen e një kombi tjetër, janë të gjykuar të humbasin këtë betejë. Fat të tillë pati edhe pushteti i instaluar nga regjimi serb. Nga ana tjetër, kush lufton me të drejtë për liritë e veta, fitoren e ka të garantuar”, ka thënë Kushi. Fjalime në këtë akademi kanë mbajtur përfaqësuesi i veteranëve të luftës dhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve nga kjo komunë.
Pas akademisë, në sallën e Shtëpisë së kulturës, në Dragash, është organizuar një program artistik, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë komunale të Kulturës.
Pasdite, në mejdanin e Opojës është organizuar një garë e madhe në vrapimin e kuajve, ku vendi i parë i takoi kalit, me emrin “Dunhill”, pronar i të cilit është Behar Salihu nga fshati Bresanë e Opojës.
 
 
Share