• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filloristët e Zlipotokut, mbesin pa transport!

shkolla_krusheveZlipotok
- Pesëmbëdhjetë filloristë nga fshati Zlipotok, në trevën e Gorës së Dragashit, e kanë ndërprerë mësimin, në mungesë të transportit, të cilin e kanë gëzuar gjerë më tani. Në fakt, nxënësit e këtij fshati çdo ditë transportoheshin falas për në shkollën amë “Svjetlost”, në Krushevë, ku i vijojnë mësimet, sipas plan-programeve mësimore të Kosovës, e që kjo vatër arsimore mbetet e vetmja në trevën e Gorës, e integruar në sistemin unik shkollor të Kosovës.
Elvir Iljazi, drejtor i kësaj shkolle, ka deklaruar se, nga dita e hënë, 15 nxënës të paraleles së ndarë fizike në Zlipotok, duke filluar nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën, nuk janë duke i ndjekur mësimet, në mungesë të transportit. “Ata, deri më tani janë sjellë në këtë shkollë me një kombibus, i kontraktuar nga administrata komunale e Dragashit, e që për nxënësit ishte falas ky shërbim”, ka thënë Iljazi. Sipas tij, pronari i këtij kombibusi e ka ndërprerë transportin e këtyre nxënësve, ngase nuk i është bërë pagesa, jo vetëm gjatë këtij viti, por edhe për 4 muajt e vitit të shkuar. Përkitazi me këtë problematikë, zyrtari financiar në Drejtorinë komunale të Arsimit, Nexhati Garipi, tha se transportuesit në fjalë të këtyre nxënësve vërtetë i kanë mbetur borxh, por jo aq sa pretendon ai. “Vetëm për dy muajt e vitit të kaluar, ne i kemi borxh këtij transportuesi, por jo edhe për këtë vit, sepse nuk kemi kontraktuar asgjë me të, dhe as që është shpallur tender për këtë shërbim”, njoftoi Garipi, duke u zotuar se borxhin për këta dy muaj do t’ia paguajnë së shpejti këtij transportuesi”. Se nuk është hapur fare tender për këtë shërbim, konfirmon edhe përgjegjësi i Zyrës së Prokurimit, Nuro Ismail. Ai pohon se këtë vit nk ka pasur tender për një shërbim të këtillë dhe as që është kërkuar një gjë e tillë.
Sipas ligjit, Komuna obligohet për transportin e nxënësve të shkollës së mesme, por nuk obligohet për nxënësit e shkollave fillore. Megjithatë, në këtë fshat është mundësuar një shërbim i tillë, për hir se këta nxënës vijojnë mësimin sipas plan-programit dhe ligjeve kosovare, për dallim nga shumica e bashkëkombësve të tyre, të cilët ende mësojnë me ligjet dhe plan-programet e Serbisë.
 
 
Share