• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi: Nuk humbasim asnjë cent nga FMN-ja!

thaci_mesuesitDragash
- Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, tha të enjten në Dragash se Kosova, vetëm ka ridizajnuar agjendën me Fondin Monetar Ndërkombëtarë (FMN), dhe se nuk do të humbas as edhe një cent të vetëm nga shuma që është përmendur, si dedikim për Kosovën. “Kritikuesit do të zhgënjehen, sepse Kosova nuk do të humb asnjë cent”, është shprehur kryeministri Thaçi, gjatë një takimi me mësimdhënësit e komunës së Dragashit, të cilëve u shtroi edhe “darkën tradicionale”, në shenj falënderimi për punën e tyre. Ai ka potencuar se Kosova ka marrëdhënie të mira edhe me Komisionin evropian dhe Bankën Botërore, pavarësisht kritikave të shumta që po bëhen në adresë të tij dhe të qeverisë që udhëhiqet nga ai. “Ne kemi raporte të shkëlqyeshme me institucionet relevante ndërkombëtare, pavarësisht kritikave që adresohen tek ne. Këto kritika janë më të lehta, karshi atyre që do të ishin nga arsimtarët, sikur të mos rriteshin pagat e tyre”, ka vlerësuar kryeministri i vendit.
I shoqëruar edhe nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, dhe ai i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, në darkën e përbashkët me arsimtarët e Dragashit, Thaçi i përgëzoi mësimdhënësit për përfundimin e këtij viti shkollor, të cilin e vlerësoi të suksesshëm. “Ju e keni mbajtur gjallë shkollën, duke sakrifikuar shumë, edhe në kushte shumë të rënda. Prandaj, shteti i Kosovës ju ka shumë borxh, sepse ne jemi në rrugën e ndërtimit të një shteti modern”, ka thënë Thaçi, duke nënvizuar se, vitin e kaluar ishte zotuar për rritje të pagave dhe kjo është arritur sot, pavarësisht kushteve dhe rrethanave. “Nga viti 2008, pagat tuaja janë rritur 90 përqind dhe, unë e di se ju meritoni edhe më shumë. E ardhmja e afërt lidhet drejtpërdrejt me zotimin tim që ju të arrini standardin e vendeve të BE-së”, është zotuar kryeministri Thaçi, duke përmendur edhe rritjen e pagave në sektorët tjerë publik. “Fillimisht ka pasur kritika se këtë rritje pagash nuk do të mund ta realizojmë. Dhe, kur kjo është realizuar, po bëhet shumë zhurmë rreth raporteve të Kosovës me FMN-në. Por, ju siguroj që ju do të vazhdoni të merrni paga me rritje, pavarësisht se kritikuesit e kësaj rritjeje të pagave do të zhgënjehen”, ka thënë i pari i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë takim me mësimdhënësit e Dragashit, Thaçi ka përmendur edhe autostradën që po ndërtohet, duke njoftuar se gjerë më tani në këtë projekt janë punësuar rreth dy mijë punëtorë, ndërsa janë kontraktuar 24 kompani vendore, të cilat tashmë po punojnë ditë e natë në realizimin e këtij projekti. “Ky projekt modern do ta ndryshojë Kosovën, e cila çdo ditë e më tepër po forcohet si shtet”, ka përfunduar fjalimin e tij para mësimdhënësve të Dragashit, kryeministri, Hashim Thaçi.
Arsimtarët e Dragashit i kanë përshëndetur edhe Ramë Buja, ministër i Arsimit, Enver Hoxhaj, ministër aktual i Punëve të jashtme, por që deri para pak kohësh drejtonte Arsimin, ku edhe bëri reforma rrënjësore në këtë fushë, si dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi. Takimi joformal ka vazhduar me një program kulturor, ku të gjithë të pranishmit shfaqën mirëqenien e tyre, përmes vallëzimit.
 
 
Share