• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranët ankohen nga shtetasit e Shqipërisë!

kuvendi_dragashDragash
- Këshilltarët e Kuvendit komunal të Dragashit, të hënën, kanë shqyrtuar gjendjen e sigurisë në këtë komunë, të cilën e kanë vlerësuar, në përgjithësi, të jetë e mirë, por që herë - herë atë po e prishin individë të papërgjegjshëm, si dhe veprimet destruktive të strukturave paralele, të cilat ende funksionojnë, pa u penguar nga askush, në trevën e Gorës.
Gëzim Zogaj, komandant i Stacionit Policor, në Dragash, i ka informuar këshilltarët për gjendjen aktuale të sigurisë, përfshirë edhe veprat e natyrave të ndryshme, si plaçkitjet e shtëpive, kryesisht të pabanuara, vjedhjet e bagëtive etj. “Situata e sigurisë në këtë komunë mund të vlerësohet e qetë dhe stabile. Por, veprat inkriminuese që përsëriten herë pas here, kryesisht në vendbanimet e zonës ndërkufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë, mosfunksionimi i Këshillave për Siguri në Bashkësi, si dhe moskujdesi i qytetarëve ndaj pronës së tyre, janë ndër shkaktarët kryesorë që e turbullojnë imazhin e mirë që e ka kjo komunë, në sferën e sigurisë”, ka thënë Zogaj. Me vlerësimin e tij nuk janë pajtuar në tërësi këshilltarët, sidomos ata nga radhët e komunitetit nga Gora. Këshilltari nga “Vakati”, Velid Haxhisin, ka konstatuar se, ndër shkaktarët kryesorë të këtyre veprave inkriminuese, janë edhe strukturat paralele që veprojnë në trevën e Gorës, të cilat, sipas tij, në vazhdimësi orvaten që ta destabilizojnë situatën dhe t’i prishin raportet e mira ndëretnike.
Nga ana tjetër, Naim Ramadani (LDK), ka theksuar se problemet e sigurisë, shpesh edhe po politizohen nga qarqe të caktuara, të cilat nuk ia duan të mirën qytetarëve të kësaj komune. “Marrë parasysh vijën e gjatë kufitare me dy vendet fqinje, kërkoj hapjen edhe të një punkti të policisë kufitare në këtë rajon”, ka kërkuar Ramadani. Por, komandanti i policisë së Dragashit, Gezim Zogaj, e ka kundërshtuar këtë propozim, duke thënë se, po qe se do të hapej edhe një nënstacion policor, ai do të hapej në trevën e Opojës, pasi që në Gorë, saktësisht në fshatin Krushevë, tashmë ekziston nënstacioni policor.
Në funksion të avancimit të mëtejmë të gjendjes së sigurisë, këshilltarët kanë kërkuar aktivizimin e Komitetit të Sigurisë, si dhe ndihmën e qytetarëve, karshi organeve policore. Njëkohësisht, në këtë mbledhje është kërkuar që situata e sigurisë të mos politizohet dhe, në raste të veçanta edhe të përfitohet nga ankesat e shumta, se gjoja shtetasit e Shqipërisë po ushtrojnë vepra të vjedhjes në trevën e Gorës, në Kosovë.
 
 
Share