• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zlipotokasit ankohen se janë në hall!

zlipotokasitDragash
- Banorët e fshatit Zlipotok, në trevën e Gorës së Dragashit, janë shprehur të shqetësuar nga, siç thonë, plaçkitjet e shpeshta që kanë ndodhur në fshatin e tyre. Ata kanë mbajtur një takim, në të cilin është debatuar rreth këtij problemi, ku thuhet se brenda një periudhe të shkurtër kohore, në këtë fshat janë vjedhur rreth 20 kuaj, 15 krerë lopë si dhe gjëra të tjera me vlerë. Në takimin e përbashkët, kryefamiljarët e fshatit kanë marrë edhe disa qëndrime, duke përfshirë edhe vetorganizimin, duke bërë kujdestari në fshat, e që do të pengohet hyrja në këtë lokalitet e personave të panjohur, sidomos e atyre që vijnë nga Shqipëria. Një delegacion shtatëanëtarësh nga ky fshat, të martën kanë vizituar institucionet lokale të Komunës së Dragashit, nga të cilët kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi. Në mungesë të kryetarit të Komunës, ata janë pritur nga drejtori i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu. Ky i fundit i ka thënë delegacionit nga Zlipotoku se i kupton shqetësimet e tyre, dhe se ky problem do të shqyrtohet në takimin e radhë të ekzekutivit. Nebiu iu ka sugjeruar atyre që, në raste të tilla, të lajmërojnë policinë dhe, mundësisht, t’i identifikojnë hajnat. Delegacioni është pritur edhe nga komandanti i policisë në Dragash, Gëzim Zogaj, i cili u ka thënë që, në rastet kur vërejnë persona të dyshimtë, pa humbur kohë, të ftojnë policinë. Zogaj i ka porositur këta banorë që mos të konfrontohen me grupet e hajnave, të cilët mund të jenë edhe të armatosur. “Nuk keni nevojë që të vetorganizoheni, por që duhet të përkujdeseni më shumë për pronën tuaj dhe ta lajmëroni policinë, ngase policia nuk mund t’i parandalojë këto vjedhje, duke e ruajtur çdo stallë apo tufë të bagëtive, të cilat, shpesh dalin në bjeshkë, pa përkujdesje të askujt.
Delegacioni i këtij fshati ka kërkuar ndihmë edhe nga OSBE-ja, e cila iu ka premtuar se do të angazhohet që këtë çështje ta plasoj në organet më të larta, për të gjetur një mundësi të parandalimit të kësaj dukurie.
Vjedhjet e bagëtisë në trevën e Gorës, me theks të veçantë në fshatin Zlipotok, ishte temë diskutimi edhe të hënën, në mbledhjen e Kuvendit komunal, ku është konstatuar se në këto akte inkriminuese, mund të kenë dorë edhe strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në trevën e Gorë, me qëllim destabilizimin e gjendjes së sigurisë në këtë rajon.
 
 
Share