• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Urat dhe rruga e harruar!

dragash_rrugaDragash
- Ndonëse drejtuesit e automjeteve, të cilët qarkullojnë në rrugën kryesore Dragash - Zhur, në një rrugë që nuk është shtruar me dekada të tëra, mbi ura të dërmuara, si ajo në afërsi të fshatit Buçe dhe asaj në Llopushnik, shpesh ankohen, ky aks rrugor rajonal ende mbetet rruga e vetme që nuk është sanuar njëherë e mirë, ndërkohë që edhe fshatrat më të thella tashmë kanë asfalt. Pronarët e automjeteve, me të drejtë ankohen se kjo rrugë, sidomos urat, paraqesin rrezik për jetën e banorëve të kësaj ane. Ata habiten, pse Drejtoria e Rrugëve ende nuk është përkujdesur për këtë magjistralë, kur dihet se taksat paguhen njëlloj, si në Dragash ashtu edhe në Prishtinë. Pushtetarët lokalë të Dragashit thonë se ky aks rrugor nuk është në kompetencë të Komunës, por ata kanë kërkuar nga ministria përkatëse që ta zgjidh këtë problem. Megjithatë, gjendja faktike në terren, të bën të kuptosh se as ankesat e pushtetit lokal, drejtuar atij qendror, nuk janë marrë parasysh.
Përkundër kësaj, urat në aksin rrugor që e lidh këtë komunë me botën, janë sanuar përkohësisht dhe disa herë radhazi nga pjesëtarët e KFOR-it, por ato sërish janë dëmtuar.
Drejtuesit e automjeteve thonë se gropat e shumta në këtë rrugë, sikur i kanë harruar, sepse frika tashmë është përqendruar në urat e rrezikshme. “Kërkojmë që ky problem të zgjidhet urgjentisht, ngase këto ura rrezikojnë jetën e banorëve të kësaj ane. Është e nevojshme ndërhyrja urgjente, sa nuk është bërë vonë”, thotë Vehap Bajrami, banor nga Dragashi, i cili shpesh qarkullon në këtë aks rrugor. Për më tepër, mbi këto ura kalojnë këmbë nxënësit që vijojnë mësimin në shkollën fillore “Shabani Shabani”, në Llopushnik. Drejtuesit e kësaj shkolle ankohen se po u rrezikohet seriozisht jeta e nxënësve të kësaj shkolle. “Përderisa të zgjidhet ky problem, jemi të shqetësuar për jetën e nxënësve. Ne e kemi shtuar përkujdesjen, që t’i ruajmë nxënësit nga ky rrezik, por atë nuk mund ta evitojmë ne”, thotë drejtori i kësaj shkolle, Hajriz Kryeziu.
Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, thotë se zyrtarët komunalë kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi, marrë parasysh peshën e rrezikshmërisë, por që deri më tani nuk kanë asnjë informacion se kurë do të intervenohet në këto ura. “Kaq mund të bëjmë ne, si pushtet lokal. Institucionet qendrore janë ato që do të duhej të intervenojnë”, tha Nebiu.
Përderisa magjistralja që lidh Dragashin me botën është harruar, pavarësisht arnimeve që i bëhen çdo vjet, pushteti lokal është përkujdesur për rrugët lokale, duke bërë që gati secili fshat të ketë rrugë të asfaltuar. Viti i ardhshëm, sipas zyrtarëve lokalë, do ta përmbyll investimin në infrastrukturën rrugore, duke i lidhur të gjitha fshatrat me rrugë të asfaltuara.
 
 
Share