• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Schwartz: Fuad Ramiqi ka lidhje me Hamasin!
e Premte, 01 Korrik 2011 11:44

fuad_ramiqiPrishtinë, 01 korrik 2011 - Njëri nga organizatorët e protestës për ndërtimin e xhamisë, në qendër të Prishtinës, i cili tashmë është promovuar nga protestuesit e besimit islam si lider, Fuad Ramiqi, po akuzohet nga një gazetar amerikan, i besimit islam, se po përpiqet t’i shtrijë rrënjët e organizatave islamike radikale edhe në Kosovë, shkruan Koha Ditore. Ramiqi, i cili qe arrestuar nga forcat izraelite, në fillim të këtij viti, gjersa i ishte bashkuar një karvani për dërgimin e ndihmave në Gaza të Palestinës, po akuzohet nga gazetari, Stephen Suleyman Schwartz, i konvertuar në mysliman, i cili ka shkruar dhjetëra artikuj për islamin në Kosovë, për të cilin ka thënë se duhet të merret si model. Mirëpo, tek Fuad Ramiqi, ai sheh një hile në gjithë këtë angazhim. Në një artikull të botuar në gazetën “Standard” të Uashingtonit, me titull: “Nga Kosova në Gaza”, Schwartz thotë se Fuad Ramiqi është përfaqësues në Kosovë i Rrjetit Evropian të Myslimanëve (European Muslim Network) një organizatë kjo fundamentaliste, e kryesuar nga Jusuf al-Qaradawi, i lindur në Egjipt, por që jeton në Katar, si dhe akademiku Tari Ramadan. “Qaradawi dhe Ramadan udhëheqin vëllazërinë radikale myslimane (Musliman Brotherhood), e cila, sipas Thomas Joscelyn, ka pasur lidhje me incidentin në Gaza që konsiderohet si aksion i kësaj vëllazërie. Hamasi në Palestinë është gjithashtu degë e kësaj vëllazërie dhe Ramadan është njëri prej themeluesve të kësaj vëllazërie në Hassan al-Banna”, thotë ky gazetar.
Gjatë aksionit për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, Fuad Ramiqi ishte njeri ndër pjesëmarrësit për thyerjen e bllokadës detare të Izraelit. Ramiqi ishte bashkë me tre shqiptarë - myslimanë të tjerë nga Maqedonia, Sami Emini, Jasmin Rexhepi dhe Sead Asipi.
Stephen Suleyman Schwartz thotë se Fuad Ramiqi, një ish-ushtarak në ushtrinë jugosllave që iu bashkua ushtrisë boshnjake gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë, është themelues i kësaj vëllazërie në Kosovë, të quajtur “Forumi Mysliman i Kosovës” i krijuar në vitin 2006. “Në ditët e bllokimi të Gazës, Grupi i Ramiqit kishte preferuar të mbante të fshehtë përfshirjen e tij në gjithë këtë histori. Por, në një dokument të vitit 2007, i shkruar në gjuhën angleze dhe i postuar në sajtin zyrtar të Ramiqit, dëshmon ideologjinë e tij. Grupi kishte denoncuar edhe një shkollë publike në Kosovë, duke e kritikuar për moslejimin e 12 vajzave që të shkojnë në shkollë me shami. Ndalimi i shamisë nëpër shkolla nga autoritet kosovare ishte bërë paralel me dhënien e një urdhri policëve, për të ndjekur dhe arrestuar radikalët islamikë”, ka thënë Schwartz, duke shtuar se konfrontimet ndërmjet vahabistëve dhe myslimanëve lokalë, kanë qenë të dukshme në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Malin e Zi, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. “Prania e tre shqiptarëve të Maqedonisë në skenën e gjakderdhjes në Gaza, nuk ishte befasuese për vëzhguesit e islamit në Ballkan, që kur myslimanët në Maqedoni u janë nënshtruar ndikimit të parasë arabe”, thotë ky gazetar, i cili ka themeluar edhe një shoqatë të quajtur “Qendra për Pluralizëm Islamik”.
Por, Fuad Ramiqi mohon kategorikisht të ketë lidhje. Shkuarjen në Gaza, ai e arsyeton me veprim për humanizëm. “Forumi Mysliman është OJQ e regjistruar. Unë nuk i lexoj dhe nuk i përcjell ato që ju i paskeni përcjellë dhe që i lexoni. Unë jam shqiptar. E kam dhënë një kontribut të madh për këtë vend, kam luftuar për këtë vend, e dua këtë vend. Kjo duket në popull, nuk kam nevojë të kem lidhje, nuk kam pasur edhe nuk do të kem asnjëherë, as me Vëllazërinë Myslimane apo me ndonjë organizate tjetër kudo që ndodhet në botë”, ka thënë Ramiqi, duke i hedhur poshtë të gjitha dyshimet ndaj tij. “Absolutisht, asnjëherë kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë lidhje me asnjë shoqatë, lëre më organizatë, të cilës ju i referoheni”, ka thënë Ramiqi.

Protesta vazhdon!

Pavarësisht kësaj, protestuesit që kërkojnë me ngulm ndërtimin e një xhamie në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë planet e tyre për sot. Ata pritet të “ndeshen” në njërën nga rrugët më kryesore të Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Protestuesit e udhëhequr nga Fuad Ramiqi, nuk kanë kërkuar leje nga policia për bllokimin e hapësirës publike, rrugës në udhëkryqin që çon për në Gërmi, ndërsa Policia thotë se nuk do t’i lejojë ata që ta bëjnë një gjë të tillë.
Mbrëmë, organizatorët e protestës kanë theksuar se nuk do të ketë bllokim rruge. Lëvizja qytetare “Bashkohu” ka njoftuar se ka hequr dorë nga bllokimi i rrugës. “Lëvizja ‘Bashkohu’ njofton se sot do të bëhet falja e namazit të xhumasë, tek xhamia e Çarshisë (tek trekëndëshi), por nuk do të bllokohet rruga”, thuhet në njoftimin që kjo lëvizje i ka dërguar gazetës, përmes postës elektronike.


Share