• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbët “blejnë” nuse shqiptare!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 11 Korrik 2011 18:21

Rashkë, 11 korrik 2011
 - Dhjetëra të rinj serbë, kohët e fundit po martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Media serbe e sheh këtë si një nga temat më të kërkuara në Serbi, e që thuhet se ky fenomen po shkon gjithnjë duke u rritur.
Këtë fat e kishte edhe serbi, Predrag Gjokoviq, 27 vjeç nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendin nga Tirana.nusja_serbe Në këtë zonë serbe, sipas medieve serbe, kurrë nuk ka pasur martesa të tilla. Por, siç thuhet, aktualisht janë mbi 900 të rinj serb që janë shprehur të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.
Predragu ka thënë se, deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare, ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar më shumë se dy mijë euro për të gjetur nusen, ndërsa për tre herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmën. Ai i ka siguruar nuses një fjalor shqip-serbisht për ta mësuar sa më shpejtë gjuhën serbe. Vetë Anila u ka thënë medieve serbe se ndjehet e lumtur në këtë familje. Ndërkohë, Lume Miliçeviq, është një shqiptare e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vjet më parë, mirëpo ajo kishte vendosur që, megjithatë, të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për këto martesa të përziera. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serb, nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo tubon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas, kjo ndërmjetësuese organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.
Mësohet se, vetëm në zonën e Rashkës, Peshterës, Javor dhe Jadovik janë martuar për serbë mbi 150 shqiptare dhe se ato, deri tani, kanë krijuar familje me shumë fëmijë.
E përditshmja beogradase “Veçernje Novosti” shkruan se, deri në vjeshtë, pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Sipas kësaj gazete, vetëm një martesë ka rezultuar e pafat, pasi burri serb ishte një pijanec ndërsa gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër.
Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas në këto martesa dhe organizon udhëtime për në Shqipëri, për serbët që janë të interesuar për këtë lloj martese. Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human, i cili kontribuon që mos të boshatisen fshatrat serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve. “Po ringjallim fshatrat. Në fshatin Bugjevë dhjetë gra nga vendi i shqiponjave, kanë lindur mbi 12 fëmijë dhe se është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb për mediet serbe. Në Shkodër, ndërkaq, ekziston një agjenci e cila ndërmjetëson për martesat dhe se serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare.
Para disa javëve, mediet serbe kishin raportuar një ngjarje, kur ministri i brendshëm serb, ia dorëzoi nënshtetësinë serbe një femre shqiptare.
 
 
Share