• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
ProCredit Bank, më e mira në Kosovë!
e Martë, 12 Korrik 2011 14:37

Prishtinë, 12 korrik 2011
 - Për të dytin vit me radhë, revista prestigjioze që analizon tregjet financiare në botë “Euromoney”, i ka dhënë ProCredit Bankës çmimin “Banka më e mirë në Kosovë 2011”.
Çmimet që ndan “Euromoney”, janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë, të cilatprocredit_bank u jepen bankave, lidere në vendet ku veprojnë, si dhe institucioneve financiare në, më shumë se 100 vende të botës. Çmimet bazohen në performancën e bankave, cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë, idetë dhe praktikat e reja, si dhe rezultatet e larta financiare që tregojnë.
Drejtori gjeneral i ProCredit Bankës në Kosovë, Philip Sigwart, e ka mirëpritur këtë çmim, sikurse edhe çmimet tjera që merr institucioni që drejton ai, duke thënë se vërtetë është një nder i madh të marrësh çmimin “Banka më e mirë”, si meritë e punës së madhe. “Çmimi u takon punëtorëve tanë, si dhe besnikërisë së klientëve. Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid, i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i qartë se, një institucion me vizion të fuqishëm zhvillimor, në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm në veprimtarinë komerciale”, tha Sigwart. Përpos vlerësimit ndërkombëtar që mori kjo bankë, vitin e kaluar, nga revista prestigjioze “Euromoney”, vlerësime ndërkombëtare ka marrë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. Në Dragash, ProCredit Banka vepron me intensitet të plotë, duke ruajtur kështu primatin bankar edhe në këtë komunë të vogël dhe të skajshme të Kosovës.
 

Share