• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tjerrtorja “Remateks” nuk mbyllet kurrë!

remateks_dragashDragash
- Pavarësisht vështirësive që janë shfaqur këto ditë, tjerrtorja “Remateks” në Dragash nuk do të mbyllet kurrsesi. Madje, në këtë gjigant të Dragashit, aktualisht është duke u punuar, pavarësisht se numri i punëtorëve është i reduktuar, pikërisht në kohën kur planifikohej të punësoheshin edhe 50 punëtorë të rinj, duke arritur shifrën, rreth 450 punonjës.
Në një bisedë për Radio SHARRI-n, drejtori i përgjithshëm i tjerrtores, Mehmet Oyat, shprehet i habitur me sjelljet e një grupi punëtorësh, të cilët, sipas tij, ende mendojnë se janë duke punuar në “Drateksin” e dikurshëm dhe jo në një ndërmarrje krejtësisht të re dhe private. “Na është bërë rutinë kjo sjellje e punëtorëve. Pavarësisht investimit tonë që kjo ndërmarrje të rikthehet në funksion, si dhe pagave maksimale që mund t’ua sigurojmë në këtë moment, një grup punëtorësh ka krijuar konfuzion tek punëtorët tjerë, duke i bindur se, me punën që bëjnë, ata meritojnë paga më të larta”, thotë Oyat, duke saktësuar se pagat në ndërmarrjen që drejton ai, sillen nga 170 deri në 400 euro dhe se transporti e ushqimi sigurohen nga vetë ndërmarrja. “Angazhimi ynë, sikur nuk po vlerësohet! Ne e dimë që paga më e lartë do të ishte e mirëseardhur, por në këtë moment nuk mund të bëjmë më tepër se kaq. Realisht, edhe paga më e vogël (170 euro), është solide. Kjo, sepse punëtorët kanë transportin falas, ushqimin, si dhe nga një litër qumësht në ditë. Megjithatë, mungon këtu një kulturë afariste. Ende nuk është larguar nga kokat e disa njerëzve mënyra e të punuarit, sikur në kohën e monizmit”, ankohet drejtori i Remateksit, Mehmet Oyat.
Deri në këtë gjendje të rënduar, sipas drejtuesve të ndërmarrjes, ka ardhur edhe nga fakti se dëmet e shkaktuara po vinin gjithnjë duke u shtuar, sa nga mosdija sa nga veprimet e qëllimshme. Drejtori, Oyat, shpjegon se deri në 8% e mbetjeve nga përpunimi i leshit, është e lejueshme. Por, assesi nuk mund të tolerohet, nëse 28% e lëndës së parë shkon dëm. “Edhe sikur të ishte ky dëm nga mosdija, mbase do ta toleronim, por assesi nuk tolerohen dëmet që shkaktohen qëllimisht, si pjesë e sabotimit të punës.mehmet_oyat Disa punëtorë kanë dëmtuar qëllimisht edhe krehësit e makinave, këpusnin fijet e leshit dhe bënin veprime të ngjashme, të cilat bllokonin procesin e punës. Në fund plasi greva e përgjithshme, ku i dhamë fund mënyrës së gjertanishme të punës”, tha për Radio SHARRI-n drejtori, Mehmet Oyat.
Aktualisht, sipas drejtorit Oyat, ndërmarrja është duke funksionuar, por me një numër të reduktuar punëtorësh. Thotë se, tani e tutje, do të punohet me një strategji të re dhe risistemim të punëtorëve. “Ne jemi munduar që të bëjmë më të mirën e mundshme. Kemi ndihmuar punëtorët, në çdo situatë të pakëndshme që kanë pësuar ata në jetën e tyre private, sikurse që i kemi stimuluar edhe kur kanë pasur momente gëzimi në familje, duke u dhënë ditë pushimi. Kjo, sikur na është kthyer negativisht, prandaj do të veprojmë në të ardhmen, vetëm në bazë të kontratave. Asnjëri nga punëtorët tanë nuk ka qenë i punësuar ilegalisht, por me sigurim dhe rregullore që parashohin ligjet në fuqi, ashtu  siç veprohet në çdo vend të Evropës. Të gjitha këto, punëtorëve tanë u kanë krijuar një stabilitet familjar, duke pasur edhe një pagë solide, për standardin aktual në Kosovë”, përfundon drejtori Oyat.
Skënder Çengaj, një ish punëtor i kësaj ndërmarrje, thotë se vërtet është një grup i vogël punëtorësh që i krijojnë këto probleme. Sipas tij, ndërmarrja vërtetë ka ca të meta, por jo në masën, sa që të vijë deri tek mbyllja e saj. “Janë dy grupe në mesin e punëtorëve. I pari që përbëhet nga shumica e punëtorëve, është në gjendje të punoj edhe për 100 euro rrogë, sepse vërtetë ka nevojë për punë. Ndërsa grupi i dytë, edhe po t’i kishte 300 euro rrogë, sërish do të gjente arsye për të krijuar pakënaqësi. Nga ana tjetër, mendoj se edhe drejtuesit e ndërmarrjes nuk janë në nivel, sepse kanë emëruar njerëz joadekuat dhe joprofesionist, si shefa ndërrimi. Gjithashtu, ata do të duhej të investonin më tepër në makinerinë ekzistuese, për ta rritur sigurinë në punë. Kjo, sepse komandat në këto makina nuk janë të besueshme, ndërkohë që punëtorit i duhet t’i ndalë dhe t’i startoj ato, sa herë që fut duart brenda makinave, për t’i pastruar.
 
 
Share