• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Makolli vizitoi mërgimtarët e Dragashit

ibrahim_makolliDragash
- Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, zhvilloi të hënën një takim miqësor me kurbetçinjtë e Dragashit, të cilët aktualisht ndodhën në vendlindje për pushime. Makolli diskutoi ngrohtësisht me bashkatdhetarët, për detyrat që ka kjo ministri e re në qeverinë e Kosovës dhe për hallet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët në përgjithësi.
Takimi me mërgimtarët e Dragashit, i pari i këtij lloji, u iniciua nga dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Dragash, si formë e krijimit të lidhjes më të ngushtë, midis këtij institucioni dhe shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë vendit. “Keni të drejtë të jetoni aty ku dëshironi, por bëni kujdes që mos ta humbni identitetin tuaj shqiptar, e sidomos kujdesuni për fëmijët tuaj, sepse ata janë më të rrezikuar në aspektin kombëtar. Ju keni ditur ta ruani identitetin gjatë kohërave më të vështira, kur nuk kishit institucione, ndërsa sot ju keni një ministri të posaçme për ju në qeverinë e Kosovës”, u tha Makolli mërgimtarëve të pranishëm në këtë takim, nga të cilët kërkoi që mos të ndihen, vetëm si një aset ekonomik për Kosovën, por edhe si kapacitet intelektual. “Ju sot nuk jeni vetëm një aset ekonomik për ne, por edhe njerëz që keni arritur kapacitete profesionale. Prandaj, si të tillë i duheni Kosovës sot, kur më shumë se kurrë kemi nevojë për intelektualë dhe ekspertë në të gjitha fushat e shtetndërtimit”, tha Makolli.
Ai lavdëroi vendin që ka komuna e Dragashit, duke e krahasuar me një parajsë, por që tha se i duhet edhe zhvillimi ekonomik, për të cilin duhet të mendojnë të gjithë. “Një formë e mirë e zhvillimit ekonomik do të ishte strategjia e institucioneve lokale dhe atyre qendrore, që t’i lirojnë nga taksat, të gjithë ata që hapin vende pune. Institucionet nuk do të humbnin asgjë nga kjo strategji, sepse fitimi do të ishte më i lartë për shtetin, vetëm nga kontributet e punëtorëve”, analizoi ministri i Diasporës.
Në insistimin e Radio SHARRI-t, që kreu i ministrisë së Diasporës të sqaroj çështjen e pagesave për sigurimin e automjetet, të cilat mërgimtarët obligohen të paguajnë, sa herë që hyjnë në shtetin e vet, Makolli tha se kjo nuk është ngarkesë nga qeveria, por është kërkesë e Bordit të “Kartonit të Gjelbër”, i cili obligon këtë pagesë, pasi që Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të sigurimeve. “Ne e kuptojmë këtë anomali, por jemi kundër politizimit të saj. Kjo, sepse të gjithë e dimë se Kosova ka mbetur jashtë këtij institucioni, që kur shpalli pavarësinë. Për tu anëtarësuar në ‘Kartonin e Gjelbër’, Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së, e që ende nuk është. Prandaj, kërkojmë edhe pak durim, sepse vitin tjetër do ta gjejmë një zgjidhje, përderisa nuk do të anëtarësohemi në OKB”, tha Makolli, i cili edhe vet nuk u pajtua me këtë fakt, por që tha se duhet ta kuptojmë se fillimi i shtetësisë bart edhe të tilla pasoja.
Në përfundim të takimit, organizatori tha se ndihet i lumtur që ky bashkëbisedim, midis ministrisë së Diasporës dhe mërgimtarëve, dha frytet e veta dhe se gëzon fakti që kjo nismë filloi pikërisht në Dragash. “Padyshim që takimi rezultoi i suksesshëm, sepse dy palët u njoftuan nga dora e parë. Aq më shumë na gëzon fakti se nisma jonë ishte iniciativë e qëlluar dhe mërgata jonë ishte e para që pati nderin të bashkëbisedoj më kreun e dikasterit që u formua për herë të parë në Kosovë, enkas për ta”, tha për Radio SHARRI-n, Mujdin Jusufi, sekretar i degës së AKR-së në Dragash dhe këshilltar i vetëm komunal, nga kjo parti.
 
 
Share